Categories: maqedoni

ISHP në Maqedoni apelon për zbatim të masave mbrojtëse gjatë temperaturave të larta

Pas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) se nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026 priten temperatura të larta maksimale ditore, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse dhe parandaluese gjatë kësaj periudhe.

Të lidhura

None found

Nga ISHP sqarojnë se kur temperatura e ajrit në mjedis afrohet ose e kalon temperaturën normale të trupit, që është rreth 36.7 gradë Celsius, organizmi e ka më të vështirë të ftohet. Sipas tyre, kjo vështirësi shtohet edhe më shumë kur lagështia relative e ajrit është e lartë, pasi djersa avullon me më shumë vështirësi dhe si pasojë trupi nuk arrin të ulë temperaturën lehtësisht.

Nëse trupi mbinxehet ose nuk arrin të ruajë ekuilibrin e temperaturës, mund të shfaqen dobësi, tharje e gojës, marramendje, të përziera, djersitje e tepërt, lëkurë e thatë dhe dhimbje barku. ISHP thekson se me përkeqësimin e të ashtuquajturës “goditje nga dielli”, mund të paraqiten edhe shenja të tjera si ndërprerja e djersitjes, lëkurë shumë e nxehtë, konfuzion (marramendje), rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, humbje ndjenjash dhe madje edhe vdekje.

Sipas Institutit, grupet më të rrezikuara janë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, personat e cenueshëm socialisht dhe punëtorët që punojnë në natyrë.

Po ashtu, në rrezik më të madh janë edhe personat me sëmundje kronike, përfshirë ata me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të mushkërive dhe veshkave, diabet, sëmundje mendore, obezitet, si dhe personat që marrin terapi që rrit urinimin, si diuretikë dhe disa ilaçe për epilepsinë, sëmundja e Parkinsonit, etj., thonë nga ISHP.

të fundit

LSDM: Zgjedhjet e ndershme janë kusht për BE-në, jo ndryshimi i Kodit Zgjedhor

Nga LSDM thonë se teza se bllokimi i Kodit Zgjedhor e pengon Maqedoninë të përparojë drejt BE-së është manipulim i…

2 minutes ago

Messi zbulon armën e re në Kupën e Botës: Ecja strategjike që shkatërron kundërshtarët

Lionel Messi ka transformuar mënyrën se si ndikon në lojë në këtë Kupë Bote, me statistika të pabesueshme që tregojnë…

5 minutes ago

Mijëra shqiptarë protestojnë ndaj Ramës dhe qeverisë, media austriake: Dua Lipa përkrah lëvizjen në Shqipëri

Këngëtarja britanike Dua Lipa mbështet protestat në Shqipëri të nxitura nga një projekt i planifikuar për ndërtimin e banesave luksoze…

6 minutes ago

Ministri Hoti vendos afat 10-ditor për përgjigjen ndaj kërkesave të qytetarëve

Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka nënshkruar një vendim lidhur me standardet…

6 minutes ago

Plakja e popullsisë prek më shumë gratë, mosha mediane i kalon 45 vjeç

Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e…

6 minutes ago

Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet sot, në fokus zgjedhja e ekipit të ri drejtues

Partia Demokratike do të mbledhë sot, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues. Në njoftimin zyrtar të…

9 minutes ago