Temperaturat e larta të parashikuara deri më 7 gusht kanë nxitur Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) t’u bëjë thirrje qytetarëve të zbatojnë këshillat për mbrojtjen nga i nxehti. Vëmendje e veçantë kërkohet gjatë orarit 11:00–17:00, kur ekspozimi ndaj diellit paraqet rrezikun më të madh.
None found
ISHP shpjegon se kur temperatura e ajrit arrin ose kalon temperaturën normale të trupit, rreth 36,7°C, organizmi e ka më të vështirë të ftohet. Lagështia e lartë e pengon avullimin e djersës dhe e vështirëson më tej rregullimin e temperaturës së trupit.
Ndër shenjat që mund të shfaqen kur trupi mbinxehet janë dobësia, tharja e gojës, marramendja, djersitja e tepërt, tharja e lëkurës dhe dhimbjet e barkut. Në rastet e përkeqësimit dhe të ashtuquajturës “goditje nga dielli”, mund të ndodhin ndërprerja e djersitjes, lëkurë jashtëzakonisht e nxehtë, konfuzion, marramendje, rrahje të shpejta të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, të fikët dhe madje edhe vdekje.
Sipas Institutit, më të rrezikuarit janë personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, personat socialisht të cenueshëm dhe ata që punojnë në natyrë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, të mushkërive dhe veshkave, diabetin, sëmundjet mendore dhe obezitetin, si dhe personat që përdorin terapi që shton urinimin, si diuretikët dhe disa ilaçe për epilepsinë e sëmundjen e Parkinsonit.
Për të shmangur pasojat e temperaturave të larta, ISHP këshillon që të mos ekspozohet drejtpërdrejt trupi në diell dhe të shmangen aktivitetet në natyrë nga ora 11:00 deri në 17:00. Rekomandohen veshje të lehta, syze mbrojtëse dhe kapele me ngjyrë të çelët, me pjesën e sipërme të lartë dhe strehë të gjerë.
Qytetarët duhet të qëndrojnë, sa herë të jetë e mundur, në ambiente të brendshme me ajër të kondicionuar. Në rast se dalja jashtë gjatë këtij intervali është e domosdoshme, këshillohet pushimi i shpeshtë në hije dhe shmangia e rrezeve të drejtpërdrejta të diellit.
Instituti rekomandon që dritaret dhe perdet të mbahen të mbyllura gjatë ditës, ndërsa të hapen gjatë natës, kur temperaturat ulen. Ushqimi duhet të konsumohet në porcione të vogla, duke shmangur produktet e yndyrshme, me shumë kalori ose me përmbajtje të lartë sheqeri.
Lëngjet duhen pirë rregullisht gjatë gjithë ditës, pa pritur shfaqjen e etjes. Uji është zgjedhja më e përshtatshme, ndërsa lejohen edhe pijet minerale joalkoolike. Duhet të shmangen pijet alkoolike, ato me kafeinë dhe pijet shumë të ftohta.
Nëse dikush ndodhet në një automjet të parkuar, dritarja duhet të hapet për të mundësuar qarkullimin e ajrit. Automjetet e mbyllura nxehen shumë shpejt dhe askush nuk duhet të lihet brenda tyre. Sipas nevojës, mund të bëhet dush me ujë të vakët.
Personat me sëmundje kronike, veçanërisht ata që vuajnë nga probleme kardiovaskulare, neurologjike ose pulmonare, duhet t’i zbatojnë me disiplinë këto këshilla dhe të vazhdojnë terapinë e rregullt. Çdo ndryshim në gjendjen shëndetësore duhet të diskutohet me mjekun amë.
ISHP këshillon që personat që ndihen të dobët, të shqetësuar ose të marramendur, që kanë etje apo dhimbje të forta koke, të kërkojnë ndihmë dhe të zhvendosen sa më shpejt në një ambient më të freskët. Ata duhet të matin temperaturën e trupit dhe të konsumojnë ujë ose pije minerale jo të gazuara për t’u hidratuar.
Në rast të dhimbjeve muskulore, veçanërisht në këmbë, krahë dhe stomak, rekomandohet pushimi i menjëhershëm në një vend të freskët dhe pirja e lëngjeve me elektrolite. Ndihma mjekësore duhet kërkuar nëse këto dhimbje zgjasin më shumë se një orë.
Nëse një familjar ose person tjetër që po ndihmohet ka lëkurë të nxehtë e të thatë, dhimbje barku ose është pa ndjenja, duhet telefonuar menjëherë në numrin 194 ose 112. Deri në mbërritjen e ndihmës së urgjencës, personi duhet çuar në një vend të freskët, vendosur në pozicion horizontal dhe këmbët duhet t’i ngrihen mbi 20 centimetra.
ISHP këshillon heqjen e rrobave, aplikimin e ftohjes nga jashtë, ftohjen e vazhdueshme dhe spërkatjen e lëkurës me ujë. Nuk duhet dhënë terapi, ndërsa një person pa ndjenja duhet vendosur në pozicion anësor. Konsultimi me mjekun është i nevojshëm në rast të shfaqjes së shenjave të pazakonta ose kur simptomat zgjasin më shumë.
Daphne Caruana Galizia po hetonte dyshime për korrupsion që përfshinin biznesmenin Yorgen Fenech dhe zyrtarë të lartë të qeverisë së…
“KUFIRI” I SHQIPËRISË SË RE Në Shqipëri është bërë zakon që çdo masë të paketohet si reformë, e madje të…
Historia mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit dhe ish-banorit Kristi Lamajt, ka marrë një tjetër zhvillim, disa…
Michael Yormark, presidenti i Roc Nation, agjencisë që përfaqëson yllin e Real Madridit, Vinicius Junior, ka ndezur spekulime të reja…
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në segmentin Fushë Arrëz–Bajram Curri, në fshatin Porav. Sipas informacioneve paraprake, një automjet…
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), do të mbajë…