Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar sërish rekomandimet për mbrojtjen nga temperaturat e larta, pas njoftimit të Administratës Hidrometeorologjike për vlera të larta maksimale ditore, të pritshme nga nesër sot deri më 7 gusht.
None found
ISHP këshillon qytetarët të shmangin qëndrimin e drejtpërdrejtë në diell dhe aktivitetet jashtë ambienteve gjatë intervalit 11:00-17:00. Gjatë kësaj kohe rekomandohet qëndrimi në ambiente të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar, ndërsa ata që ndodhen jashtë duhet të bëjnë pushime të shpeshta në hije. Veshja duhet të jetë e lehtë, së bashku me përdorimin e syzeve mbrojtëse dhe një kapeleje me ngjyrë të çelët.
Rekomandohet gjithashtu konsumimi i mjaftueshëm i ujit dhe i pijeve minerale të buta, pa pritur shfaqjen e etjes. Qytetarët duhet të shmangin alkoolin, pijet me kafeinë dhe pijet shumë të ftohta, ndërsa ushqimi duhet të merret në mënyrë të moderuar, duke mos konsumuar produkte të yndyrshme, me shumë kalori ose me përmbajtje të lartë sheqeri.
Kujdes të veçantë duhet të tregojnë grupet vulnerabël, si personat mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët, personat socialisht të cenueshëm, punonjësit që ushtrojnë aktivitet në natyrë dhe individët me sëmundje kronike. Në këtë kategori përfshihen personat me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike, të mushkërive dhe veshkave, diabet, sëmundje mendore, obezitet, si dhe ata që marrin terapi që shton urinimin. Ata duhet t’i zbatojnë me disiplinë këshillat, të marrin rregullisht terapinë dhe, për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore, të kontaktojnë mjekun e kujdesit parësor.
Instituti këshillon mbajtjen mbyllur të dritareve dhe perdeve gjatë ditës, ndërsa hapjen e tyre gjatë natës, kur temperaturat janë më të ulëta. Në rastin e automjeteve të parkuara, dritaret duhet të hapen për ajrosje dhe askush nuk duhet të lihet brenda tyre. Për freskim mund të bëhet një dush me ujë të vakët, ndërsa kompresat e ftohta ose futja e këmbëve në ujë të ftohtë mund të përdoren për ulje të mëtejshme të temperaturës së trupit.
Personat që ndiejnë marramendje, dobësi, shqetësim, etje ose dhimbje koke të forta duhet të kërkojnë ndihmë, të zhvendosen sa më shpejt në një ambient më të freskët dhe të matin temperaturën e trupit. Ata duhet të pinë ujë ose pije minerale jo të gazuara. Në rast dhimbjesh muskulore, veçanërisht në këmbë, krahë dhe stomak, rekomandohet pushimi në një vend të freskët dhe konsumimi i lëngjeve me elektrolite.
Nëse gjendja shëndetësore e një personi përkeqësohet, duhet telefonuar në numrin 194 ose 112. Deri në mbërritjen e ndihmës së urgjencës, personi duhet të dërgohet në një vend të freskët dhe të shtrihet horizontalisht, me këmbët e ngritura mbi 20 cm. Rrobat duhet t’i hiqen, ndërsa ftohja e jashtme mund të bëhet me kompresa të ftohta në qafë, sqetulla dhe ijë. Lëkura duhet të ftohet vazhdimisht dhe të spërkatet me ujë, pa i dhënë personit terapi. Nëse është pa ndjenja, duhet vendosur në pozicion anësor.
ISHP thekson se konsultimi me mjekun është i domosdoshëm në rast shenjash ose simptomash të pazakonta, si dhe kur ato zgjasin për një kohë më të gjatë, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë këshillat për kujdesin dhe mbrojtjen gjatë valës së të nxehtit.
Sipas DPHM-së, një masë e ngrohtë ajri që vjen nga jugu do të sjellë mot me diell dhe shumë të nxehtë gjatë fundjavës së zgjatur dhe deri në përfundim të javës së ardhshme. Në disa zona do të ketë vranësira të ulëta deri në mesatare.
Temperaturat e ditës do të kalojnë 32 gradë në të gjithë vendin, ndërsa në disa vende pritet të kapërcejnë 40 gradë. Vlerat e larta termike do të jenë të pranishme edhe gjatë mbrëmjes dhe natës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, analisti i njohur Lutfi Dervishi, ka reaguar me ironi ndaj ndryshimeve të…
Kampioni aktual i Italisë, Interi, ka rënë dakord për ardhjen e një tjetër përforcimi nga Liga Premier, pasi anëtari i…
Katër persona janë vënë në pranga gjatë dy operacioneve nga Policia e Vlorës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa…
Një muzikant 55-vjeçar me origjinë nga Siçilia ka humbur jetën në një dhomë hoteli në qendër të Perugias, ndërsa kolegu…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe caktimin ndaj…
Prej mesnatës së kaluar, një vatër e madhe zjarri vijon të jetë aktive pranë Palasës, duke përfshirë një kodër. Flakët…