maqedoni

Ish-ministri i Gruevskit padit pesë zyrtarë për marrëveshjen për korridoret 8 dhe 10 D

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-prokurori Mihajlo Manevski në Maqedoninë e Veriut ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër pesë zyrtarëve të qeverisë për rastin “Behtel dhe Enka”.

Zyrtarët e paditur nga Manevski janë: kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrat Artan Grubi dhe Bojan Mariçiq, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes së rrugëve publike Ejup Rustemi. Siç shkruhet në kallëzimin e paraqitur penal, personat e përmendur kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga paragrafi 5 i nenit 353 të Kodit Penal. Sipas këtij neni, personat i kanë shkaktuar dëm të madh material buxhetit të Republikës së Maqedonisë, për çka parashikohet dënim me burg prej së paku 5 vjet ose maksimumi 20 vjet.  Në dosjen e kallëzimit penal prej 27 faqesh, Manevski jep shumë detaje për rastin, për të cilin fillimisht duhet të vendosë kreu i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, i cili mund ta zbatojë, ta refuzojë ose t’ia kalojë Prokurorisë së Përgjithshme.

Të lidhura

None found

Manevski ishte ministër i Drejtësisë për gati një dekadë të tërë në kabinetin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. /SHENJA

të fundit

Ardian Gola në Asamblenë Parlamentare të KE-së: Serbia i mbron strukturat kriminale, Radoiçiq jeton ende i lirë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka deklaruar se prania…

2 minutes ago

Turqi, shpërthim në një objekt kërkimor ushtarak në Kirikkale: dy viktima dhe dy të plagosur

Një shpërthim i regjistruar në një depo municionesh në provincën qendrore turke Kirikkale u ka marrë jetën dy personave dhe…

9 minutes ago

Qeveria aprovoi ribalancin e buxhetit për vitin 2026

Qeveria e RMV-së me propozimin e Ministrisë së Financave, sot i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026,…

13 minutes ago

FSHF miraton formulë të re për “Abissnet Superiore”, ndryshimet hyjnë në fuqi nga sezoni 2026/2027

©fshf SuperioreKomiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” [...]Read More...

15 minutes ago

FOTO/ Luiz Ejlli takime të rëndësishme në Turqi, pas Ezelit, i fut një “calcetto” me yllin e Barcelonës

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi në Turqi, nga ku ka ndarë me ndjekësit momente të…

25 minutes ago

Putin: Moska e hapur për bisedime me Kievin mbi bazën e marrëveshjeve të Stambollit

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia mbetet e gatshme të hyjë në negociata me Ukrainën, duke u mbështetur te…

27 minutes ago