Categories: maqedoni

Qeveria aprovoi ribalancin e buxhetit për vitin 2026

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e RMV-së miratoi sot ndryshimet dhe plotësimet e buxhetit për vitin 2026, duke përshtatur projeksionet buxhetore me zhvillimet aktuale ekonomike dhe duke siguruar mjete shtesë për përmbushjen e prioriteteve zhvillimore të shtetit.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Qeveri, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, deklaroi se ribalanci është hartuar në rrethana të pasigurta ekonomike dhe gjeopolitike globale, të nxitura nga rritja e çmimeve të energjensave, lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe konfliktet në rajone të caktuara. Sipas saj, pavarësisht këtyre sfidave, ekonomia maqedonase po tregon qëndrueshmëri dhe vazhdon të mbajë trende pozitive.

Të lidhura

None found

Ajo bëri të ditur se me ribalancin të ardhurat e përgjithshme rishikohen në 379.2 miliardë denarë në raport me buxhetin fillestar për vitin 2026, ndërsa të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillestar dhe projektohen në 213.2 miliardë denarë.

“Me anë të ribalancit sigurojmë stabilitet të financave publike, por njëkohësisht krijojmë hapësirë për më shumë investime, aktivitet më të madh ekonomik dhe shërbime më cilësore për qytetarët. Edhe në kushte të pasigurisë globale, mbetemi të përkushtuar ndaj menaxhimit të përgjegjshëm të mjeteve publike dhe mbështetjes së zhvillimit”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në anën e shpenzimeve, ministrja sqaroi se shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar në 425.2 miliardë denarë. Krahasuar me nivelin e planifikuar në fillim, mjetet shtesë do të orientohen drejt prioriteteve të përcaktuara qartë, përfshirë subvencionet bujqësore, mbështetjen e transportit hekurudhor, sportin, standardin e studentëve dhe nxënësve, si edhe ndihmën shtesë për kategoritë e qytetarëve në nevojë përmes kompensimeve sociale, kuzhinave popullore dhe masave të deinstitucionalizimit. Deficiti buxhetor është rishikuar në 46.1 miliardë denarë ose 4.1% të PBB-së.

Sipas Dimitrieska-Koçoskës, për herë të parë rritja e deficitit vjen kryesisht si pasojë e rritjes së shpenzimeve kapitale dhe investimeve infrastrukturore.

“Është veçanërisht e rëndësishme që ndryshimi i buxhetit të sigurojë mjete shtesë për investimet kapitale. Ato arrijnë rreth 46 miliardë denarë dhe rriten për rreth 5.8 miliardë denarë ose për 14.5% krahasuar me buxhetin fillestar. Nuk po flasim për deficitin që financon konsumin aktual, por për atë që financon zhvillimin”, theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Shtesa e fondeve do të përdoret për realizimin e projekteve kapitale me rëndësi strategjike për shtetin, si ndërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10d, autostrada Shkup – Bllacë, ndërtimi i Korridorit hekurudhor VIII, investimet në sistemet e ujësjellësit dhe kanalizimit, stacionet e trajtimit të ujërave të zeza, sistemet e menaxhimit të mbeturinave, projektet për efikasitet energjetik, ndërtimi dhe rikonstruimi i shkollave, çerdheve dhe konvikteve studentore, si dhe investimet në zhvillimin rural dhe modernizimin e bujqësisë.

Ministrja nënvizoi gjithashtu se do të ketë rritje të ndjeshme të mjeteve edhe për projektet kapitale në komuna, përmes investimeve në infrastrukturën lokale rrugore dhe komunale, si dhe në objektet arsimore dhe sportive, me synimin për të siguruar zhvillim të barabartë rajonal dhe cilësi më të mirë jetese për qytetarët në të gjithë vendin.

Deficiti buxhetor dhe detyrimet për shlyerjen e borxhit, në vlerë të përgjithshme prej 76.4 miliardë denarësh, do të mbulohen përmes një kombinimi të huamarrjes së brendshme dhe të jashtme. Nga kjo shumë, mbi 54 miliardë denarë janë paraparë për servisimin e rregullt të detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj, ndërsa rreth 20 miliardë denarë për shlyerjen e borxhit të brendshëm.

të fundit

Hoxha bisedon me Gjuriqin në Washington, ngre çështjen e deklaratave të Paunoviqit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në…

2 minutes ago

Hamza takon ambasadorin e Irlandës, kërkon krijimin e shpejtë të institucioneve të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën,…

2 minutes ago

Apel për ndihmë për Osman Selmanin, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi

Shtetasi kosovar, Osman Selmani, i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe në pikën kufitare Mutivodë kishte qenë duke u kthyer…

3 minutes ago

Beqaj Hearing on “Sterilisation”/SPAK Opposes Former Minister’s Requests: Unfounded in Law

Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga Ilir Beqaj, me të cilat ish-ministri kundërshton akuzën…

7 minutes ago

US Strikes on Iran: 38 Dead and Over 400 Injured, China and Pakistan Call for Ceasefire

Si pasojë e sulmeve amerikane në Iran që prej 22 qershorit, kanë humbur jetën 38 persona, ndërsa numri i të…

7 minutes ago

Sarandë Police Officer Responds After Being Assaulted by Several People: It Was a Momentary Conflict, They Insulted Me While I Was Riding a Motorcycle

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth…

7 minutes ago