Në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, deklaroi se ekzistenca e strukturave paralele dhe e grupeve kriminale në veri të Kosovës, të përkrahura nga Serbia, tregon qartë se Beogradi nuk është duke punuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ai theksoi se Serbia vijon t’u japë mbrojtje personave me përgjegjësi kriminale, përfshirë kriminelë lufte dhe individë që paraqesin rrezik për sigurinë, gjë që, sipas tij, bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar Këshilli i Evropës. Gola u shpreh se, nëse synimi është demokratizimi i Serbisë, këto probleme nuk duhet të mbulohen me gjuhë diplomatike të zbutur, sepse rëndësi ka mënyra se si përballen të vërtetat e pakëndshme. Ai shtoi se Serbia, herët a vonë, do të detyrohet të përballet me këtë realitet.
None found
Gola përgëzoi raportuesit për raportin, duke vlerësuar se ai përmban një sërë rekomandimesh të rëndësishme që do ta ndihmonin Serbinë në rrugën e demokratizimit. Megjithatë, ai vuri në dukje se raporti u kushton vëmendje të pamjaftueshme shkeljeve afatgjata të të drejtave të pakicave, veçanërisht komunitetit shqiptar në Serbi, dhe tha se dëshironte të ndalej te sulmi famëkeq në Banjskë.
Sipas tij, mënyra se si raporti e përshkruan këtë ngjarje nuk e pasqyron si duhet natyrën e saj, pasi aty paraqitet thjesht si një përplasje mes policisë dhe personave të armatosur serbë. Gola rikujtoi se Parlamenti Evropian, në Rezolutën e tij për Banjskën, e cilësoi ngjarjen me fjalët: “Një grup paramilitarësh serbë, të armatosur rëndë, kreu një sulm terrorist në veri të Kosovës.” Ai përmendi edhe qëndrimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili e dënoi atë si një “sulm terrorist të tmerrshëm dhe frikacak kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës”.
Po ashtu, Gola tha se operacioni u drejtua nga Milan Radoiçiq, i njohur gjerësisht si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Vuçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, duke lënë pas tre fëmijë të vegjël pa babanë e tyre.
Ai shtoi se ky sulm nxjerr në pah disa të vërteta të pakëndshme për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi. Sipas Golës, Serbia ende nuk e ka dëshmuar vullnetin për të ndërtuar marrëdhënie normale, sidomos me Kosovën, ndërsa në vend të llogaridhënies vazhdon të mbrojë përgjegjësit, siç dëshmohet nga fakti që Radoiçiq vazhdon të jetojë i lirë dhe nën mbrojtje në Serbi. Në këtë mënyrë, tha ai, Serbia është shndërruar në shkelëse të vetë vlerave që Këshilli i Evropës është themeluar për t’i mbrojtur dhe promovuar. Për këtë arsye, sipas Golës, faktet e pakëndshme nuk duhet të zbuten apo të fshihen me gjuhë neutralizuese, sepse prova e vërtetë e një shteti qëndron te mënyra se si përballet me të vërtetat e pakëndshme, dhe Banjska është një prej tyre me të cilën Serbia do të duhet të përballet herët a vonë.
Mirlind Daku dhe Ernest MuçiShqipëria mori fitoren e vuajtur 2–1 kundër San Marinos, ndërsa goli i fitores u shënua vetëm…
Mikel Arteta ishte zgjedhja e parë e kandidatit për president të Real Madridit, Enrique Riquelme, për postin e trajnerit të…
Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, ka dalë në mbrojtje të ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldo, pas një artikulli kritik…
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe…
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarit Almer Toska nga vëllai i…
Akademikja Justina Shiroka-Pula është zgjedhur sot presidente e Republikës së Kosovës, pas angazhimit të saj në krye të Akademisë së…