Për 1.934 fermerë që kanë prodhuar dhe dorëzuar mollë është kryer pagesa prej gjithsej 149.482.644 denarësh. Lajmin e bëri të ditur Albrim Hoxha, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, duke e cilësuar si një tjetër pagesë të rëndësishme në mbështetje të fermerëve.
Fondet janë disbursuar nëpërmjet Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Kjo pagesë përfshihet në Masën 1.7 të Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025.
None found
Hoxha e prezantoi si një tjetër lajm të mirë për bujqit kalimin e rreth 149,5 milionë denarëve për kultivuesit e mollëve. Sipas tij, me këtë pagesë shlyhet një pjesë tjetër e detyrimeve ndaj fermerëve, ndërsa vijon përkrahja për prodhimin vendas.
Zëvendësministri theksoi gjithashtu se pagesat dhe përmbushja e detyrimeve ndaj bujqve do të vijojnë edhe gjatë periudhës së ardhshme.
Mbrëmjen e djeshme, një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse, është…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…
Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…