Subvencionet për drithërat dhe kulturat e tjera të arave janë transferuar sot. Në total, 23.874 fermerëve u janë paguar 461,5 milionë denarë për tokat e mbjella me grurë, elb, misër, oriz dhe kultura të tjera.
None found
Sipas zëvendësministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, këto mjete janë ndarë në përputhje me dinamikën e paralajmëruar për realizimin e subvencioneve.
“Gjatë ditëve të fundit janë kryer pagesat për kultivuesit e dhive dhe gjedheve, por edhe për prodhimin organik, kurse sot procesi vazhdon me pagesat për drithërat dhe kulturat e tjera të arave. Synojmë që subvencionet të realizohen në afat dhe mjetet të mbërrijnë te fermerët”, deklaroi Hoxha.
Pagesat janë realizuar përmes Programit për Mbështetje Financiare në Bujqësi për vitin 2025. Ato mbulojnë përkrahjen e drejtpërdrejtë sipas sipërfaqes së punueshme bujqësore për kulturat e arave, bimët mjekësore, aromatike dhe erëzat, si dhe për lulet.
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…
Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…
Kompania "AS Senjak" ka reaguar ndaj pres konferencave të VLEN duke thënë se nuk kanë marrë asnjë kredi nga Alta…
Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…