Categories: maqedoni

Mbështetja financiare për vitin 2026, Hoxha apel fermerëve: Mos vononi aplikimet

Është hapur procesi i aplikimit për mbështetjen financiare në bujqësi për vitin 2026. Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, u kërkoi fermerëve t’i dorëzojnë kërkesat brenda afatit dhe të përfitojnë nga fondet që u takojnë.

Të lidhura

None found

Hoxha u bëri thirrje fermerëve që të mos presin ditët e fundit për të aplikuar. Ai theksoi se njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë në dispozicion për të ofruar ndihmë dhe sqarime për çdo paqartësi gjatë procedurës.

Aplikimet dorëzohen elektronikisht nëpërmjet portalit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. Skema përfshin mbështetje bazë dhe shtesë për të ardhurat, të përcaktuar sipas sipërfaqes dhe numrit të krerëve të bagëtive, pagesa të drejtpërdrejta për njësi produkti, ndihmë për elementet hyrëse në prodhim dhe përkrahje për ekonomitë e vogla bujqësore.

Përpara dorëzimit të kërkesës, aplikuesit duhet të verifikojnë dhe të përditësojnë në kohë informacionet e tyre në regjistrat përkatës. Për ta bërë më të lehtë procedurën, në faqen zyrtare të Agjencisë është vënë në dispozicion Udhëzuesi për Pagesat Direkte në Bujqësi për vitin 2026.

Kërkesat mund të paraqiten deri më 30 shtator 2026, kur përfundon afati i aplikimit.

të fundit

Tronditëse/ U kthye më herët nga udhëtimi i punës dhe gjeti gruan me dy burra në shtëpi, të tre bashkë godasin për vdekje biznesmenin 49-vjeçar (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…

3 minutes ago

VIDEO/ Deputeti Erald Kapri thirret në SPAK për kallëzimin ndaj Drejtorit të Policisë, Skënder Hitaj

Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…

11 minutes ago

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

33 minutes ago

Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

36 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

1 hour ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

2 hours ago