Hapja e qendrës së dytë kulturore bullgare në Ohër shoqërohet me protesta, parandalohet një incident

Në Ohër sot u hap qendra e dytë bullgare e kulturës me emrin “Car Borisi i Tretë”. Pikërisht emri ishte arsyeja që në rrugë të dalin disa qytetarë, duke thënë se ai ka qenë bashkëpunëtorë i Hitlerit dhe se me qendrën e kulturës, në vend të kulturës në Ohër po përhapet propagandë.

Ne jemi anëtarë të NATO-s. Bullgaria dhe Maqedonia, të dyja janë anëtare, kur dy anëtarë luftojnë mes vete, NATO nuk do t’i qetësojë. E njëjta gjë ndodh me Greqinë dhe Turqinë. Unë mësova në gjimnazin “Josip Broz Tito” në Manastir. Tani kjo shoqatë quhet Car Borisi i Tretë, nëse ka logjikë unë të mësoj në “Josip Broz Tito” i cili luftoi kundër fashizmit, ndërsa këtu shoqatë fashiste që e okupoi Maqedoninë dhe që kanë bërë krime. Gjyshin tim e kanë munduar fashistët. Ai më ka treguar, e kanë rrahur.
Nëse ne lejojmë që të ndryshohet Kushtetuta ne do të jemi si Ukrainë. Unë nuk dua të hyj në BE si fashist, sepse fashizmi askujt nuk i sjell të mirë.

Ne nuk kemi asgjë kundër përcaktimit të tyre. Le të deklarohen siç të duan, por emrat janë provokues.

Protestat u organizuan nga partia politike “E Majta”, ndërsa iu bashkua edhe dega e VMRO-DPMNE-së Ohër. Për këtë bëri thirrje dje kreu i partisë Hristijan Mickoski. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do të dorëzojë ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, i cili do të parandalojë formimin e ardhshëm dhe do të mund të reagojë ndaj shoqatave ekzistuese të regjistruara. Me reagim doli edhe partia në pushtet LSDM.”

“Ajo që po ndodh është dhunimi i popullit maqedonas, të kaluarës së tij antifashiste përmes imponimit të vlerave të fshehura përmes keqpërdorimit të yllit evropian. Këto nuk janë vlera europiane, andaj sot duhet t’u jepet fund këtyre protestave. Pas Vanço Mihajllovit dhe Car Borisit të Tretë, është e padiskutueshme se përpjekjet për të rishikuar historinë e Maqedonisë dhe për t’u paraqitur si çlirimtarë do të vazhdojnë. Në fund të fundit nuk janë vetëm hebrenjtë. Populli maqedonas mban mend se sa sakrifica dha për çlirimin nga ushtritë e dërguara nga ai me emrin e të cilit sot hapet qendra kulturore në Ohër”, tha Rashel Mizrahi nga VMRO-DPMNE.
LSDM dënon çdo lloj provokimi. Ky vend themelohet në heroizmin e të parëve tanë dhe në veprat e luftës antifashiste maqedonase. Për ne kuptimi i luftës antifashiste është i jashtëzakonshëm, shtetformues dhe i përjetshëm. Është detyrimi ynë që në mënyrë institucionale të gjejmë zgjidhje për mbylljen e këtyre çështjeve, të cilat jemi të vetëdijshëm se janë irrituese, por kemi besim se janë sporadike dhe të shkaktuara nga interesi i tretë i dikujt, tha Nenad Kociq nga LSDM.

Kryetari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë” mendon se nuk ka asgjë të kontestueshme me emrin. Ai shton se në klub do të promovohet kultura e popullit bullgar dhe e bullgarëve në Maqedoni.

“Shoqata jonë mban emrin e mbretit tonë, Car Borisi i III. Me të kemi dashur dhe duam të krijojmë kohëra më të mira për njerëzit, ura me të cilat do t’i afrojmë popujt, që të mos ketë provokime, por pas një viti nga hapja e shoqatës sonë gjithçka shkoi keq. Ne nuk u abuzuam nga disa faktorë të huaj. Nëse jemi fajtorë para ligjeve, nuk duhet të na kishin regjistruar së pari si shoqatë, dhe e dyta, nëse po bëjmë ndonjë lëvizje naziste apo nuk e di se çfarë lloj lëvizjeje fashiste, le të na gjykojnë. Për momentin nuk ka një gjë të tillë, andaj kërkojmë nga njerëzit të mendojnë më mirë”, tha Tome Blazheski, kryeatar i Qendrës Kulturore Bullgare në Ohër.

Paraprakisht në Manastir është hapur qendra kulturore bullgare me emrin “Vanço Mihajllov”, ndaj së cilës më pas këngëtari Llambe Allabakovski hodhi koktel molotovi, i cili tani është dënuar me gjashtë muaj burg./tv21


Shtuar 7.10.2022 16:16