Tri cisterna me ujë të pijshëm dhe teknik janë vënë sot në dispozicion për nevojat e banorëve të Gostivarit, bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
Të lidhura
None found
Sipas Angellovit, në operacion janë përfshirë një cisternë e NJZT Gostivar, një e kompanisë Bektel dhe Enka, si dhe një tjetër nga Bogovina. Secila prej tyre ka kryer deri tani nga dy dërgesa për qytetarët, ndërsa deri në mbrëmje parashikohen edhe nga dy furnizime të tjera.
Shpërndarja e ujit realizohet në bashkërendim të ngushtë me Shtabin komunal për mbrojtje dhe shpëtim të Komunës së Gostivarit.
Gjendja në Gostivar mbetet e pandryshuar, përsëriti Angellov. Uji vazhdon të mos jetë i përshtatshëm për t’u pirë, pasi në disa prej mostrave të analizuara nga Instituti për Shëndet Publik ende janë konstatuar baktere. Ai lejohet vetëm për përdorim teknik, ndërsa pritet që së shpejti të shpallet i rregullt, nëse vazhdon hiperklorifikimi.
