Nexhat Behluli, gazetar dhe pronar i RTV Spektri në Bujanoc, ka reaguar ashpër ndaj analistit dhe profesorit kosovar Blerim Latifi, pas komenteve të këtij të fundit për identitetin dhe sjelljet shoqërore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Polemika publike u nxit nga një deklaratë e Latifit, e shpërndarë edhe nga agjencia e lajmeve INA, ku thuhej: “Shqiptari i Maqedonisë mund të të hidhet në fyt për Palestinën, por kur i ndërrojnë emrin shqip, kthen kokën në anën tjetër”.
Të lidhura
None found
Pas kësaj deklarate, Behluli reagoi menjëherë, duke akuzuar një pjesë të opinionistëve në Kosovë për mungesë mirënjohjeje dhe për paragjykime të vazhdueshme ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Kosovës.
“Nuk është pak numëri i shqiptarëve të Kosovës, sidomos i ktyne që kan influencë mediatike, vend e pa vend na gjejnë “behane” shqiptarëve të Maqedonisë dhe shqiptarëve të Luginës !
Shikone çka thot ky “intelektuali” Blerim Latifi, për shqiptarët e Maqedonisë, ky që e ka turinin si derri egër, ky që gjat luftës në Kosovë e ka bartën një pushkë të pshurrt kineze, i strehum maleve të Drenicës kurrë një fishek pa e krisë, ndërsa familjarët i ka pasur në vend të sigurt, te shqiptarët e Maqedonisë, te qata shqiptar ndaj të cilëve tash po han mut, po ua vlerson shiptarizmin, ndërsa kurrë një lavdratë publike se ka than për ta, sepse ky derr e ka bajtë një pushkë kineze, ky tan jetën shet patriotizëm.
Por jemi ne disa dëshimtar e një të vërtete, shqiptarët e Kosovës kurrë hakut nuk munden me i dalën shqiptarëve të Maqedonisë për pritjen dhe strehimin e refugjatëve kosovar !”, ka shkruar Behluli. /INA/
