Categories: maqedoni

Familjarët e viktimave të “Pulse” thirrje për mbështetje në marshin e së mërkurës

Seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj 13 zyrtarëve policorë, të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë publike lidhur me tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan, nuk u zhvillua sipas planit. Gjykata Themelore Penale në Shkup vendosi ta shtyjë atë.

Të lidhura

None found

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e dëshmitarëve të thirrur. Gjykata sqaroi se disa ftesa rezultonin të dorëzuara në mënyrë të parregullt ose me shënimin “nuk kërkoi”, ndërsa për dëshmitarë të tjerë nuk kishte dëshmi se njoftimet u ishin dorëzuar.

Prokurorja Spasenka Andonova bëri të ditur se njëri prej dëshmitarëve e kishte konfirmuar përmes telefonit marrjen e ftesës, por kishte deklaruar se do të paraqitej vetëm nëse i sigurohej transporti drejt Shkupit.

Gjyqtarja Fanka Jançuleva-Mihailovska njoftoi se ftesat për seancën e ardhshme do të dërgohen përmes stacionit policor. Ajo paralajmëroi se, në rast se dëshmitarët mungojnë sërish, do të përdoren masat e parashikuara me ligj, përfshirë gjobat dhe shoqërimin e detyruar. Seanca tjetër do të mbahet më 21 shtator.

Pas përfundimit të seancës, Dragi Stojanov, babai i Pançe Stojanovit, kritikoi shtyrjet e përsëritura dhe kërkoi që gjykata të zbatojë të gjitha mekanizmat në dispozicion.

Ai tha gjithashtu se familjet e viktimave po përballen me presion nga avokatët për deklaratat që bëjnë në publik.

“Avokatët po kërcënojnë se do të ngrenë padi penale kundër nesh për atë që po themi për ta. Ne do t’u rekomandojmë që, para se të ngrenë padi penale, të mendojnë mirë, të vendosin veten për 10 minuta në anën tonë dhe të mendojnë se si do të ndiheshin nëse do të ishte fëmija i tyre. Nëse mendojnë se përmes padive penale do të marrin para nga unë, këtë do të marrin”, deklaroi Stojanov.

Stojanov njoftoi se të mërkurën do të zhvillohet një marshim, me rastin e një viti e gjysmë nga ngjarja tragjike.

“Le të vijnë njerëzit dhe të na mbështesin. Me mbështetjen ndaj nesh, ata mbështesin përpjekjen që një tragjedi e tillë të mos përsëritet, pasi fëmijët u lejuan të hynin në diskotekë me shpresën se do të ktheheshin të sigurt”, tha ai.

Procesi gjyqësor ka në qendër zjarrin e 16 marsit në diskotekën “Pulse” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën më shumë se 200 të tjerë.

Sipas aktakuzës, zyrtarët policorë që ndodheshin në detyrë në diskotekë nuk e ndërprenë festën dhe nuk e ndaluan as përdorimin e mjeteve piroteknike./Telegrafi/

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

2 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

2 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

2 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

3 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

3 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

3 hours ago