Categories: maqedoni

Dejan Jovanov, i dyshuari kryesor për tragjedinë në “Pulse”, del nga paraburgimi

Dejan Jovanov-Deko, i dyshuar kryesor për vdekjen e 63 personave në diskotekën “Pulse”, do të lirohet nga paraburgimi të shtunën. Më 3 tetor, gjykata pritet të vendosë se cilat masa do të zbatohen për të garantuar pjesëmarrjen e tij në seancat gjyqësore.

Të lidhura

None found

Përfaqësuesi i Jovanovit bëri të ditur se do të ofrohet një garanci pasurore prej rreth 200.000 eurosh, si siguri se ai nuk do të largohet nga Maqedonia. Megjithatë, garancia nuk është e domosdoshme, pasi ligji parashikon maksimumi një vit paraburgim për Jovanovin dhe ky afat përfundon pas tri ditësh.

Dokumentacioni për garancinë po shqyrtohet ende në Prokurorinë Publike. Gjykata nuk mund të marrë vendim për të derisa dokumentet të kthehen në Gjykatën Penale.

Gjykata Penale njoftoi se deri tani janë zhvilluar 49 seanca për çështjen “Pulse”, pa u shtyrë asnjëra. Në proces janë paraqitur më shumë se 1.300 prova materiale dhe 45 dëshmitarë./Telegrafi/

të fundit

Pse çarçafët e bardhë mbizotërojnë në hotele? Zgjedhja ka më shumë arsye nga sa duket

Nga hotelet e vogla deri te resortet luksoze me pesë yje, një detaj mbetet pothuajse i pandryshuar. Pas kësaj zgjedhjeje…

4 minutes ago

Protestat studentore në Tiranë/ Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve

Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët drejt disa fakulteteve në Tiranë. Protestuesit…

8 minutes ago

Jashari pret gjeneralmajorin Osborn dhe e nderon me Medaljen për shërbim vetëmohues

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…

13 minutes ago

Para zgjedhjeve, Trump e cilëson Groenlandën dhuratën më të madhe të Evropës për SHBA-në

Groenlanda u përmend sërish nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si [...]Read More...

16 minutes ago

Dueli i pazakontë në Superiore, Egnatia dhe Teuta në “gjueti” për çdo pikë

Egnatia dhe TeutaGjuetia për pikë në “Abissnet Superiore” ka marrë përmasa të frikshme [...]Read More...

22 minutes ago

Juventusi miraton deri në 250 milionë euro kapital shtesë, të paktën 100 milionë priten për investime të reja

Juventusi po përgatitet të investojë në përforcimin e skuadrës, pasi aksionarët e klubit kanë miratuar një rritje të kapitalit deri…

22 minutes ago