Categories: maqedoni

Shtyhet seanca ndaj 13 policëve të akuzuar për tragjedinë në “Pulse”, dëshmitarët nuk u paraqitën

Seanca e paraparë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ndaj 13 nëpunësve të policisë, të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë publike në lidhje me tragjedinë e diskotekës “Pulse” në Koçan, nuk është zhvilluar.

Të lidhura

None found

Procesi u shty për shkak të mungesës së dëshmitarëve të thirrur. Gjykata bëri të ditur se disa ftesa rezultojnë të dorëzuara në mënyrë të parregullt ose me shënimin “nuk ka kërkuar”, ndërsa për disa dëshmitarë të tjerë nuk ekzistojnë dëshmi se i kanë pranuar ato.

Prokurorja Spasenka Andonova deklaroi se njëri prej dëshmitarëve e kishte konfirmuar përmes telefonit marrjen e ftesës, por kishte thënë se do të paraqitej vetëm nëse i sigurohej transporti drejt Shkupit.

Gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska njoftoi se për seancën e ardhshme ftesat do të dërgohen përmes stacionit policor. Ajo paralajmëroi se, në rast të mungesës së përsëritur, do të përdoren masat ligjore, përfshirë gjobat dhe paraburgimin e detyrueshëm. Seanca e radhës do të mbahet më 21 shtator.

Dragi Stojanov, babai i Pançe Stojanovit, pas përfundimit të seancës shprehu indinjatë për shtyrjet e vazhdueshme dhe kërkoi që gjykata të shfrytëzojë të gjitha mjetet në dispozicion.

“Rekomandojmë që gjykata, pavarësisht faktit që dëshmitarët nuk janë sjellë, t’i ftojë siç duhet, t’i telefonojë dhe t’i kontaktojë për të përcaktuar arsyen. Ne humbim kohë, nerva dhe kemi shumë stres kur vijmë këtu. I bëj thirrje gjykatës që t’i ftojë siç duhet dhe të përdorë të gjitha mekanizmat që i nevojiten, nëse është e nevojshme, t’i sjellë me një shoqërim policor. Ndoshta njëri nga dëshmitarët është nën kërcënim ose nuk lejohet të vijë. Le të dëshmojë. Ne rekomandojmë që dëshmitarët të vijnë dhe të tregojnë të vërtetën, të mos kenë frikë dhe të mos i nënshtrohen kërcënimeve dhe presionit”, tha ai.

Stojanovi gjithashtu pohoi se familjet po përballen me presion nga avokatët, për shkak të deklaratave që bëjnë ndaj tyre.

“Avokatët po na kërcënojnë se do të ngrenë padi penale kundër nesh për atë që themi për ta. Rekomandojmë që para se të ngrenë kallëzime penale, të vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë, të ndërrojnë anë për 10 minuta dhe të mendojnë se si do të ishte nëse është fëmija i tyre. Nëse mendojnë se duke ngritur kallëzime penale do të marrin para nga unë, deri te kjo ka ardhë puna”, tha Stojanovi.

Çështja gjyqësore ka të bëjë me zjarrin që shpërtheu më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçani. Nga kjo tragjedi humbën jetën 63 persona, ndërsa më shumë se 200 të tjerë u lënduan.

të fundit

Austria zbulon të grumbulluarit për ndeshjet ndaj Kosovës

Kombëtarja e Austrisë tashmë e ka bërë publike listën e të ftuarve nga Ralf Rangnick për ndeshjet e Ligës së…

5 minutes ago

Kontroll “blic” në paraburgimin e Bradasheshit, në fokus sektori ku mbahet Ergys Agasi! Ja çfarë u gjet

Këtë të hënë, një kontroll blic, i urdhëruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), është…

6 minutes ago

Salihaj: Moszgjedhja e presidentit mund ta rikthejë Kosovën në zgjedhje të reja

Dje u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua Qeveria e re, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë…

7 minutes ago

Perinski: Kontrollorët e Fondit do të verifikojnë në banesë të siguruarit në pushim mjekësor

Abuzimi me lejen mjekësore nuk kufizohet vetëm në sektorin publik; po raportojmë dhe zbulojmë gjithnjë e më shumë abuzime edhe…

9 minutes ago

Mehmeti u godit 2-3 herë nga tifozët”, eksperti i moviolës: Arbitri duhej të ndërpriste ndeshjen dhe të largonte ekipet

Laçi - VllazniaSpecialisti i moviolës në emisionin “Super Gol” në RTSH, ka hedhur më shumë “dritë” për precedentin që ndodhi…

11 minutes ago

Baraliu për kërkesën e PDK-së: Kushtetuesja duhet të veprojë shpejt për shkak të urgjencës

Gjatë ditës së sotme Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda…

18 minutes ago