Cristiano Ronaldo është pranë një përvoje të veçantë te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano Ronaldo Jr., do të marrë pjesë për herë të parë në një seancë stërvitore me skuadrën e parë të klubit saudit.
Sipas gazetës “Al-Riyadiyah”, 16-vjeçari është përfshirë në listën e të ftuarve për stërvitjen e së hënës, e planifikuar të zhvillohet në qendrën stërvitore “Dar Al-Nassr” në Riad.
None found
Ronaldo Jr. aktivizohet aktualisht me ekipin U17 të Al-Nassr, në rolin e sulmuesit. Kjo do të jetë hera e parë që ai do të punojë me ekipin e të rriturve, ku luan edhe babai i tij, Cristiano Ronaldo, pjesë e klubit që prej janarit të vitit 2023.
Vendimi është marrë nga trajneri australian Ange Postecoglou, i cili po ndjek me vëmendje lojtarët më premtues të akademisë në bashkëpunim me trajnerët e grupmoshave.
Raportimet bëjnë të ditur se kjo ftesë lidhet me planin e teknikut për t’u krijuar të rinjve mundësi të shfaqin aftësitë dhe potencialin e tyre përkrah ekipit të parë.
Cristiano Ronaldo Jr. u bashkua me akademinë e Al-Nassr disa muaj pasi babai i tij u transferua te klubi dhe, pas progresit në grupmosha të ndryshme, arriti deri te skuadra U17.
Nëse gjithçka zhvillohet sipas planit, Cristiano Ronaldo do të ndajë për herë të parë fushën e stërvitjes me djalin e tij në nivelin e ekipit të parë, duke përjetuar një çast të rëndësishëm për familjen portugeze.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…
Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…