Categories: maqedoni

ESHA: Të ardhurat nga kontributet nuk mbulojnë ende mungesën financiare në sistemin shtetëror pensional

Kontributet e mbledhura nga sigurimet pensionale dhe invalidore vazhdojnë të mos jenë të mjaftueshme për të përballuar deficitin e sistemit të pensioneve, sipas auditimit për vitin 2024 të Entit Shtetëror për Auditim të Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të Maqedonisë së Veriut.

Në raportin e ESHA-s theksohet se auditimi për vitin 2024 ka dhënë opinion negativ lidhur me paraqitjen e saktë dhe të drejtë të gjendjes financiare dhe rezultateve të aktiviteteve financiare, si edhe për përputhjen e transaksioneve financiare me legjislacionin, udhëzimet dhe politikat përkatëse të përcaktuara.

Të lidhura

None found

Sipas raportit, të ardhurat nga kontributet e arkëtuara për PIO1 gjatë vitit 2024 janë rritur me 14% në krahasim me vitin 2023, duke arritur në 71,435,601 mijë denarë dhe duke zënë 61.74% të totalit të të ardhurave të realizuara.

Megjithatë, kjo rritje e të ardhurave në vitin 2024 mbetet e pamjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për pensione, të cilat po ashtu shënojnë rritje çdo vit dhe gjatë vitit 2024 kanë arritur në 90.277.241 mijë denarë.

Të dhënat nga regjistri tregojnë se në fund të vitit 2024, sistemi numëronte 556.294 persona të siguruar dhe 343.048 pensionistë. Kjo përkthehet në një raport prej 1.63 të siguruar për çdo pensionist, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me vitin paraprak.

të fundit

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Toledo

Real Madridi ka reaguar me një deklaratë zyrtare pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet…

8 minutes ago

Një rrugë në Trabzon do të marrë emrin e Mohamed Salahut

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, po përgatitet t’i emërojë një rrugë yllit egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah.Autoritetet…

9 minutes ago

Pasuria e ministrit Sedat Sulejmani: prona në Tetovë në emër të prindërve dhe banesë në Turqi

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka publikuar pasurinë e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani. Në pasurinë…

13 minutes ago

Aksidenti në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave

Një tragjedi e rëndë hekurudhore ka tronditur Spanjën, ku përplasja e dy trenave të shpejtësisë së lartë ka shkaktuar dhjetëra…

15 minutes ago

Footage of Albert Sylaj’s arrest released – video

Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari për vrasjen e rëndë…

23 minutes ago

Ndalim 48-orësh për një të dyshuar në rastin e laboratorit të dokumenteve të falsifikuara

Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ndaluar për 48 orë një person, të identifikuar me iniciale B.K., lidhur me…

24 minutes ago