Categories: maqedoni

ESHA: Për masat e punësimit u shpenzuan 23.4 milionë euro, por ndarja nuk respekton zhvillimin e balancuar rajonal

Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA), në auditimin për funksionimin e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, konstaton se gjatë vitit 2024 për masat aktive të punësimit janë paguar 1.442.207 mijë denarë, ose 23,4 milionë euro, por se në shpërndarjen e tyre nuk është respektuar parimi i zhvillimit të balancuar rajonal.

Të lidhura

None found

Sipas gjetjeve të auditimit, mbi gjysma e mjeteve për masat individuale është përqendruar në një numër të kufizuar qendrash të punësimit. Konkretisht, 62.05 përqind e masës së vetëpunësimit, si edhe më shumë se 50 përqind e masave për subvencionimin e pagave dhe atyre për punësimin dhe rritjen e personave juridikë, janë realizuar vetëm në disa qytete, përkatësisht në Shkup, Tetovë, Strugë, Kumanovë dhe Probishtip, ndërsa pjesa tjetër e vendit ka përfituar dukshëm më pak.

Auditorët evidentuan parregullsi dhe mospërputhje në punën e Agjencisë së Punësimit, për çka dhanë mendim të rezervuar lidhur me realitetin dhe objektivitetin e pasqyrave financiare, si dhe mendim të kundërt për pajtueshmërinë me rregulloret ligjore, udhëzimet dhe politikat e përcaktuara për vitin 2024.

“Në vitin 2024, Agjencisë e Punësimit pagoi 1.326.958 mijë denarë ose afërsisht 21.541.526 euro për kompensim në para në rast papunësie, nga të cilat 876.960 mijë denarë (14.236.364 euro) për kompensim në para dhe 449,998 mijë denarë (7.305.162 euro) për siguri materiale, që përfaqëson 40.6% të shpenzimeve totale të Agjencisë së Punësimit në vitin 2024. Pagesat për kompensim në para janë më të larta me 27.13 përqind, ose me 187,148 mijë denarë, krahasuar me vitin 2023”, theksojnë nga ESHA.

të fundit

Barcelona mund të ndëshkohet pas 17 incidenteve të raportuara në El Clasico

Barcelona mund të përballet me masa disiplinore pasi La Liga raportoi 17 incidente nga El Clasico e së dielës kundër…

7 minutes ago

Dashnor Sula: Opozita nuk është në nivelin e vet, dëm për demokracinë! Berisha i hoqi zërat kundër dhe gjithë të mirët

Teksa vendi ynë është prej disa muajsh në protesta masive, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kryeinspektori Dashnor…

13 minutes ago

Al-Nassr e kishte në vëmendje Korenicën, menaxheri tregon klubet që kërkuan futbollistin kosovar

Meriton Korenica mund të kishte përfunduar në një skuadër me Cristiano Ronaldon. Futbollisti i Kosovës ishte një nga emrat që…

19 minutes ago

Andonovski prezanton aplikacionin m.Uslugi: Shërbimet publike më pranë qytetarëve

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet…

20 minutes ago

Janevska: Jemi pranë marrëveshjes për ushqimin e studentëve, sot pritet takim me kryeministrin

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se është e bindur se së shpejti do të gjendet një zgjidhje…

20 minutes ago

Erion Veliaj reacts after transfer to Fier prison: “Police kidnapping”; I was not shown the legal order, did not give my consent and objected!

Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt paraburgimit të Fierit. Në një deklaratë për shtyp, të datës 28 tetor 2026, Veliaj…

23 minutes ago