Këshilli i Prokurorëve Publikë ka zgjedhur drejtues të rinj për tri prokurori themelore, ndërsa ka marrë vendim edhe për zgjedhjen e një prokurori në Kriva Pallankë.
Të lidhura
None found
Suzana Boshniakovska do të drejtojë Prokurorinë në Berovë, Darko Cvetanoski është emëruar në krye të Prokurorisë në Shën Nikollë, ndërsa Edmond Sherif do të jetë drejtues i Prokurorisë në Resnjë. Në të njëjtën seancë, Zoran Markovski u zgjodh prokuror publik themelor në Prokurorinë e Kriva Pallankës.
Ndërkohë, Këshilli vendosi që konkursi për prokurorin e ri publik që do të udhëheqë Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të shpallet gjatë muajit gusht, duke respektuar afatet ligjore para skadimit të mandatit të drejtuesit aktual.
Gjithashtu, është miratuar numri i vendeve për prokurorë publikë për periudhën pesëvjeçare në vijim. Sistematizimi i ri parasheh 261 pozita, ndërsa aktualisht ushtrojnë detyrën 194 prokurorë publikë.
