Deri në mbylljen e vitit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë edhe disa ditë pushimi, ndërsa gjatë tetorit krijohen dy raste për fundjava të zgjatura.
Të lidhura
None found
Më 11 tetor, kur shënohet Dita e Kryengritjes Popullore, këtë vit do të jetë e diel. Në përputhje me rregullat për festat, ditë jo pune do të jetë edhe e hëna, 12 tetor, duke mundësuar kështu një fundjavë më të gjatë për qytetarët.
Njëmbëdhjetë ditë më pas do të ketë një tjetër mundësi për pushim treditor. Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, e cila kremtohet më 23 tetor, këtë vit bie të premten.
Për rrjedhojë, të gjithë qytetarët do të kenë një fundjavë të zgjatur nga 23 deri më 25 tetor.
Një tjetër ditë pushimi për të gjithë qytetarët deri në fund të vitit 2026 do të jetë e marta, 8 dhjetor, kur kremtohet festa “Shën Klementi i Ohrit”.
Ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik do të jenë gjithashtu 1 nëntori, Dita e Gjithë Shenjtorëve, që këtë vit bie të dielën, si dhe e premtja, 25 dhjetor, kur shënohet dita e parë e Krishtlindjeve.
