Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se qarkullimi në rrugët shtetërore po kryhet pa pengesa dhe me sipërfaqe të thata.
Të lidhura
None found
Jashtë zonave të banuara, fluksi i makinave ka shënuar rritje.
Në pikat kufitare “Bogorodicë” dhe “Dojran” vërehet një shtim i lëvizjeve, ku për të dalë nga shteti duhen pritur rreth 30 minuta, ndërsa tek “Tabanocë” hyrja në vend zgjat afërsisht 20 minuta.
Sa u përket terminaleve të tjera doganore në territorin maqedonas, nuk raportohen pritje të zgjatura as për hyrje, as për dalje.
