Dauti ndal punimet e Kuvendit, i kërkon Mickoskit përgjigje për pyetjen e saj

Punimet e seancës plenare kushtuar pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndërprenë dy herë gjatë ditës së sotme. Shkak u bë deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, e cila qëndroi në foltore dhe kërkoi që kryeministri Hristijan Mickoski t’i përgjigjej një pyetjeje parlamentare që, sipas saj, kishte mbetur pa përgjigje prej disa javësh.

Të lidhura

None found

Tensionet nisën pasi Mickoski iu përgjigj deputetit dhe njëherësh kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Dauti pretendoi se kryeministri e kishte anashkaluar përsëri pyetjen e saj, ndaj doli në foltore dhe paralajmëroi se nuk do ta lironte atë pa marrë përgjigje.

Dauti deklaroi se nuk do të largohej nga foltorja derisa të merrte sqarimin për pyetjen e parashtruar herën e kaluar. Ajo i kërkoi kryeministrit të dilte dhe të përgjigjej, duke theksuar se, në të kundërtën, seanca nuk do të vazhdonte më tej gjatë ditës së sotme.

Në rrjedhën e këtyre zhvillimeve, deputeti Rijad Shaqiri kërkoi ndërhyrje procedurale. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, nuk arriti t’i vijonte punimet normalisht për shkak se Dauti refuzonte të largohej nga foltorja. Pranë saj, në shenjë mbështetjeje, qëndroi edhe deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Reagime pati gjithashtu nga anëtarët e Qeverisë të pranishëm në sallë. Gashi vendosi fillimisht ta pezullonte seancën për 30 minuta, por edhe pas rifillimit vijuan përplasjet procedurale. Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, e akuzoi kryeministrin se po u shmangej me qëllim përgjigjeve ndaj pyetjeve parlamentare.


Shtuar 2.08.2026 17:12

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio