Danillovski: Masat mbrojtëse mund ta zvogëlojnë rrezikun nga ethet e Nilit Perëndimor

Epidemiologu Dragan Danillovski deklaroi se zbatimi i duhur i masave mbrojtëse mund të reduktojë rrezikun nga ethet e Nilit Perëndimor dhe nga sëmundjet e tjera që transmetohen përmes mushkonjave.

Të lidhura

None found

Ai këshilloi qytetarët të mos lënë ujë të ndenjur pranë banesave, pasi mushkonjave u mjaftojnë edhe sasi shumë të vogla uji për t’u shumuar.

Sipas Danillovskit, mundësinë më të madhe për të zhvilluar një formë të rëndë të etheve të Nilit Perëndimor e kanë të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe ata me imunitet të dobësuar. Ai rikujtoi se mbrojtja personale përfshin përdorimin e veshjeve të përshtatshme dhe vendosjen e rrjetave në dritare.

“Largimi i ujit të ndenjur pranë shtëpive është veçanërisht i rëndësishëm për personat që jetojnë në banesa me oborre. Ata mund të kenë goma të vjetra automjetesh, të cilat shpesh janë të mbushura me ujë të grumbulluar prej një kohe të gjatë dhe shndërrohen në vende ku shumohen mushkonjat”, theksoi Danillovski në “Telma”.

Duke folur për shenjat e etheve të Nilit Perëndimor, epidemiologu përmendi temperaturën e lartë, dhimbjet e forta të kokës, ngurtësimin e qafës, dëmtimin e vetëdijes dhe paralizën. Në rast se shfaqen këto simptoma, ai u bëri thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë te mjeku për kontroll.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss