Cilat kompani nga Maqedonia e Veriut figurojnë në Listën e Zezë të SHBA-së?

Gjashtë kompani të mëdha me qendër në Shkup përbëjnë pjesën kryesore të subjekteve juridike nga Maqedonia e Veriut që janë vënë nën sanksione të ashpra ekonomike nga Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) pranë Departamentit amerikan të Thesarit, përcjell INA.

Shumica e këtyre bizneseve janë ndëshkuar për shkak të lidhjeve të drejtpërdrejta me rrjete të fuqishme biznesi në vend, si ai i Jordan Kamçevit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa disa të tjera veprojnë në fushën e teknologjisë së spiunazhit kibernetik.

Të lidhura

None found

SISTINA LAJF KEAR SENTAR SKOPJE DOOEL, me lokacion në Shkup, figuron në programin BALKANS-EO14033. Kompania është e regjistruar për shërbime të mbrojtjes shëndetësore dhe sociale, si edhe për përkujdesjen ndaj të moshuarve dhe personave të pafuqishëm në objekte banimi. Megjithatë, sipas konstatimeve të organeve gjyqësore të Maqedonisë së Veriut dhe hetimeve të Ministrisë së Financave të SHBA-së, funksioni i saj real ka qenë ndërmjetësimi financiar, transferimi dhe pastrimi i parave për individë të sanksionuar të lidhur me korrupsionin në Ballkanin Perëndimor. Sanksionet ndaj kësaj kompanie janë vendosur për shkak të lidhjes me biznesmenin Jordan Kamçev, i cili ishte sanksionuar më parë nga Shtetet e Bashkuara. Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

BET CITY INTERNATIONAL D.O.O. SKOPJE, gjithashtu me seli në Shkup, është pjesë e programit BALKANS-E014033. Veprimtaria e saj është bastorja sportive. Kjo kompani lidhet me biznesmenin Sergej Samsonenko, i cili ka shtetësi të dyfishtë të Maqedonisë së Veriut dhe Rusisë, si edhe me Jordan Kamçevin. Të dy janë përfshirë më herët në listën e sanksioneve të OFAC-it. Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

ORKA HOLDING AD, me lokacion në Shkup dhe në programin BALKANS-EO14033, është një konglomerat i madh biznesi që administron një portofol të gjerë ndërmarrjesh dhe investon në sektorë të ndryshëm ekonomikë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajonin e Ballkanit. Kjo kompani është themeluar në vitin 1990, fillimisht në industrinë tekstile, por më pas u zhvillua në një shoqëri mëmë që ofron shërbime konsulence, juridike dhe financiare. Orka Holding AD është identifikuar si një konglomerat i lidhur me biznesmenin maqedonas Jordan Kamçev, të cilin OFAC e kishte sanksionuar më parë për korrupsion dhe pastrim parash në Ballkanin Perëndimor. Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

CYTROX AD, me seli në Shkup, është pjesë e programit CYBER2 dhe vepron si kompani teknologjike. Në nivel global, ajo njihet si zhvilluese e softuerit komercial famëkeq për spiunazh, i njohur me emrin Predator. Kompania operon si pjesë e një rrjeti më të gjerë të quajtur Intellexa Consortium, i themeluar nga ish-oficeri ushtarak izraelit Tal Dilian. Sanksionet e OFAC-it shtrihen gjithashtu edhe ndaj Cytrox Holdings ZRT në Hungari, si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të Intellexa Consortium. Data e sanksionimit: 5 mars 2024.

KAMCHEV KONSALTING SKOPJE DOOEL, me lokacion në Shkup dhe në kuadër të programit BALKANS-EO14033, ushtron veprimtari si kompani konsulence. Sipas deklaratave të OFAC-it, ajo është sanksionuar për shkak të lidhjeve me rrjetin e Jordan Kamçevit, i cili akuzohet për veprimtari korruptive dhe destabilizuese në rajon. Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

ORKA FAJNANS SKOPJE DOOEL, e vendosur në Shkup dhe e përfshirë në programin BALKAN-EO14033, është e regjistruar si kompani për konsulencë dhe shërbime biznesi. OFAC e përshkruan si një entitet të lidhur me rrjete korruptive në Ballkanin Perëndimor. Ajo lidhet me Ratko Kunoski Kamçev dhe me grupin Orka, i cili nga ana e tij lidhet me Jordan Kamçevin. Data e sanksionimit: 16 nëntor 2023.

Përveç këtyre gjashtë kompanive, Uashingtoni ka futur në listën e zezë edhe një numër të madh individësh nga Maqedonia e Veriut, duke e çuar totalin e të sanksionuarve në vend në 12 subjekte dhe persona. Ky zgjerim është pjesë e forcimit të masave amerikane në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku deri në fillim të qershorit 2026 numri i përgjithshëm i të sanksionuarve arrin në 131, prej të cilëve 71 janë subjekte juridike dhe 60 individë. Më 22 qershor 2026, SHBA-ja e zgjati zyrtarisht edhe për një vit “masat e gjendjes së jashtëzakonshme” për rajonin, duke rikonfirmuar vendosmërinë për të goditur korrupsionin dhe rrjetet që financojnë destabilizimin.

Sanksionet e synuara ekonomike nënkuptojnë bllokimin e plotë të llogarive dhe ngrirjen e pasurive që këto kompani ose individë zotërojnë në SHBA, ndalimin e transaksioneve me qytetarë dhe kompani amerikane, si edhe kufizime të forta për udhëtimin. Qëllimi i këtyre masave është izolimi i plotë i tyre dhe prerja e qasjes në burimet financiare.

Maqedonia e Veriut, me 12 të sanksionuar, mbetet pjesë e një harte më të gjerë të sanksioneve në Ballkanin Perëndimor. Serbia kryeson me 49 raste, pasuar nga Kosova me 29, Bosnje e Hercegovina me 26, Shqipëria me 8 dhe Mali i Zi me 7.

Aplikimi i sanksioneve përmes Listës së Zezë nisi në periudhën 2001–2004, kur masat e para u vendosën për shkak të krimeve të luftës dhe cenimit të paqes pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Një dekadë më vonë, fokusi u zhvendos te korrupsioni institucional, pastrimi i parave dhe krimi i organizuar.

Nga viti 2022 e në vazhdim, në listën e zezë po përfshihen gjithnjë e më shumë biznesmenë, politikanë dhe kompani me lidhje të ngushta me Rusinë, duke ndihmuar në shtrirjen e ndikimit të Moskës në rajon në një kohë kur ajo ndodhet e izoluar për shkak të pushtimit të Ukrainës./INA/


Shtuar 26.06.2026 14:27

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingcasinoroyalcasinoroyalbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbetcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet