Categories: maqedoni

Bytyqi: Opozita do të votojë rritjen e pagës minimale në 600 euro

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, shprehet i bindur se të gjitha partitë opozitare do ta mbështesin nismën për rritjen e pagës minimale, si dhe subvencionimin e kontributeve për të lehtësuar barrën e sektorit privat.

Të lidhura

None found

“Besoj se të gjitha partitë opozitare do ta përkrahin këtë propozim, por mbështetja e tyre e vetme nuk mjafton. Nevojitet edhe vota e partive që janë në pushtet. Për këtë arsye më habit që partnerët e koalicionit, VLEN-i dhe ZNAM-i, përveç OBRM-PDUKM-së, nuk e mbështesin një ligj të tillë”, deklaroi ai.

Sipas Bytyqit, nisma e re ndryshon nga propozimet e mëparshme për pagën minimale, pasi përfshin edhe një mekanizëm në ndihmë të sektorit privat.

“Me ligjin e ri synojmë që paga minimale të rritet në 600 euro, duke nisur nga muaji tetor. Në të njëjtën kohë, parashikojmë që Qeveria ta mbështesë sektorin privat përmes subvencionimit të kontributeve që lidhen me këtë rritje”, tha Bytyqi.

Ai sqaroi se bëhet fjalë për një rritje nga paga minimale aktuale, e cila është rreth 10.900 denarë. Sipas propozimit, Qeveria do të mbulojë subvencionimin e kontributeve dhe të dhënave tjera për sektorin privat, në mënyrë që kalimi në pagën e re të jetë më i lehtë, deklaroi Bytyqi në “TV Shenja”.

të fundit

Tragjedia e emigrantëve në Kanal, dënohen 13 persona në Francë si të dyshuar për organizimin e kalimit fatal

Një gjykatë në Paris ka dënuar me burg gjashtë burra për vrasje të paqëllimshme, në lidhje me mbytjen e një…

7 minutes ago

Ftesë në 5”/ Videot intime të personazheve publike, Nini paralajmëron mbylljen përfundimtare të llogarive që i shpërndajnë

Sot në “Ftesë në 5” u diskutua lidhur me publikimin dhe qarkullimin, në rrjetet sociale apo në telefonat personalë të…

12 minutes ago

Ronaldo reagon për largimin nga grumbullimi i Portugalisë

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit të papritur nga grumbullimi i Kombëtares së Portugalisë, duke bërë të ditur se në…

13 minutes ago

Përfundon protesta e 123 kundër qeverisë me thirrjen “Nesër më shumë”; kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të…

21 minutes ago

Kosova U21 përmbys Qipron 2-1 me dy gola brenda shtatë minutash

Kombëtarja U21 e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 2-1, në ndeshjen e nëntë të eliminatoreve për Kampionatin…

25 minutes ago

March in Tirana accompanied by flares and calls for Rama’s arrest

Me thirrje “Rama në burg”, “Berisha në burg” vijon marshimi në kryeqytet. Pas fjalimeve te Kryeministria ka nisur edhe marshimi…

29 minutes ago