Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli edhe për rastet kur imitimet apo humori i tij mund të kenë prekur dikë. Aktori solli si shembull një skeç në të cilin kishte imituar këngëtaren Fifi, duke pranuar se, sipas tij, në atë rast kishte kaluar masën.
Ai tregoi se ndihet ende në siklet sa herë që e rishikon videon dhe shfrytëzoi këtë moment për t’i kërkuar falje publikisht këngëtares.
None found
“Pas ‘Kënga Magjike’ kemi realizuar një numër humoristik, ku bëmë një këngë të Fifit. Edhe sot, sa herë e shoh videon, ndihem keq, sepse megjithëse ishte menduar si humor, mendoj se e kaluam masën.
Në atë moment, Mc Kresha kishte një çantë përpara dhe nxori prej saj një salçiçe. I them Fifit ‘më fal’, sepse çdo herë që e shoh atë video më vjen keq; ishte përtej sensit të masës. Ndoshta Fifi nuk është ndjerë aspak keq, por unë gjithsesi i kërkoj falje”, u shpreh Bes Kallaku.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar dhe ndaluar në brezin kufitar ndërmjet Republikës së…
Gjatë përballjes me Antonetën në Prime-in e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi ka pranuar se ka pëlqim për të.…
Banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta dhe Nichi, janë përballur me klipet që shfaqnin sjelljen e këtij të…
Banorja e BBVK5, Antoneta ka reaguar pas fjalëve fyese që Akili përdori ndaj saj, duke thënë se një gjuhë e…
Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Rudina ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Akilit, i cili ishte shprehur: “Nëse doni…
Një shoferе e një Range Roveri ka shkaktuar një aksident të pazakontë, duke përfunduar me veturë brenda shtëpisë së fqinjëve…