Bullgaria prej sot nuk kërkon certifikata vaksinimi për shtetasit e Maqedonisë

Bullgaria nga dita e sotme nuk do të kërkoj certifikata digjitale të vaksinimit për Kovid-19 nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe të disa shteteve tjera që hyjnë në territorin bullgar.

Sipas njoftimit, personat që vijnë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Turqia, Rumania, Serbia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Izraeli dhe Egjipti kur hyjnë në Bullgari nuk u kërkohet më certifikata dixhitale Covid.

Vendimi është marrë nga ministrja bullgare e shëndetësisë, prof. Asena Serbezova, me urdhër të lëshuar nga dita e djeshme.

Po ashtu edhe trupave të NATO-s që marrin pjesë në stërvitjet ndërkombëtare dhe kontigjentet shumëkombëshe nuk do t’u kërkohet paraqitja e certifikatës dixhitale e vaksinimit.(INA)