Blegtorët paralajmërojnë se mungesa e vaksinave kundër lisë së dhenve mund të çojë në zhdukjen e kopeve të pakta që kanë mbetur në Malin Sharr. Të revoltuar, ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për të parandaluar përkeqësimin e situatës.
Të lidhura
None found
Asociacionet e bujqve të Sharrit dhe Kumanovës kanë shprehur pakënaqësinë ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të cilat, sipas tyre, nuk kanë siguruar vaksinat e nevojshme kundër kësaj sëmundjeje.
Milena Veliçkoviq, drejtuesja e Asociacionit të Bletorëve nga Kumanova, deklaroi se mosvaksinimi do të shkaktonte dëme të konsiderueshme. “Humbjet edhe në këtë moment janë shumë të mëdha, jo vetëm për blegtorët por për gjithë ekonominë e vendit, andaj apeloj të bëhet analiza afatgjatë, çndodh nëse kemi eksport më të madh të deleve dhe çndodh tani në moment. Numrat momental duhet t’i analizojnë dhe t’i dyfishojmë sa do sjell kjo për ekonominë, futja e devizave apo BPV-në, dhe të shohim çmund të përmirësojmë se e keqja gjithnjë shkon në rritje e sipër”, tha ajo.
Përballë mungesës së vaksinave nga ministria dhe AUV-ja, blegtorët u takuan sot me drejtuesit e Parkut Kombëtar “Mali Sharr”. Gjatë takimit, ata kërkuan mbështetje për kufizimin e qarkullimit pranë vijës kufitare me Kosovën, ku sëmundja është përhapur, me synim mbrojtjen e kafshëve nga infektimi.
Milorad Andrijeski bëri të ditur se, në bashkëpunim me policinë kufitare, do të vendosen masa më të rrepta për kontrollin e lëvizjes së kafshëve, njerëzve dhe mjeteve motorike, pasi të gjitha mund të shërbejnë si bartëse të sëmundjes. “Bashkë me policinë kufitare do angazhohemi me masa të përforcuara për lëvizjen e kafshëve, njerëzve por edhe mjeteve motorike sepse që të gjitha këto janë mundësi për bartjen e sëmundjes”, tha ai.
Ndërkohë, në Maqedoninë Lindore, mbi dhjetë mijë dele kanë ngordhur nga lija e dhenve, si rezultat i mosmarrjes së masave për vaksinim.
