Bujar Osmani jep lajmin e madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Agjendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

29 miliardë euro do të ndahen për realizimin e Agjendës së Gjelbër. Lajmin e ka bërë të ditur Bujar Osmani, i pari i diplomacisë së vendit.

“Ekskluzive: Bashkimin evropian sapo konfirmoi paketën prej 29 miliardë euro për Ballkanin perëndimor për 7 vitet e ardhshme për realizimin e AGJENDËS SË GJELBËR. Agjenda e blertë tani me mbështetje financiare serioze për realizimin e gjitha projekteve të parapara. #njëhapparakohës ”, ka shkruar në Facebook Osmani.


Shtuar 6.10.2021 20:29