Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është pritur në takim nga sekretari Shtetëror i SHBA-së, Antony Blinken
“Falënderim i veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik, që po zhvillohet sot në Uashington nën patronazhin e DASH, Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hy në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se SHBA-të mbështesin pa mëdyshje integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e të gjithë rajonit.
“Si aleatë të NATO-s i ndajmë principet dhe vlerat bashkëkohore demokratike dhe e dënojmë agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Osmani./zhurnal