Besimi: Kriza aktuale është cunami për ekonominë e Maqedonisë së Veriut

 Ministri i Financave i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi në “Magazina Ekonomike”, theksoi se vendi për momentin po ballafaqohet me një krizë e cila sipas tij është një anije në detin global ekonomik, derisa krizën ekonomike e cilësoi si cunami për ekonominë e vendit.

“Ne ballafaqohemi më një krizë, nëse ne supozojmë ekonominë tonë, mund të them një barkë, nuk jemi as anije në detin global ekonomik. Dhe kjo nuk është një valë e vogël, jo një stuhi, kjo është një cunami për ekonominë tonë. Cilat masa janë marrë? Ne me rishikimin e buxhetit që tani kaloi, u rrit deficiti buxhetor nga 4.3 në 5.2 ose nga 530 sa ishte në 700 milion euro”.

“Mirëpo kemi zvogëluar për 6 për qind, kemi zvogëluar mallra dhe shërbime. Te mallra dhe shërbime është edhe energjia elektrike. Çdo institucion të gjitha shpenzimet i ka zvogëluar rreth 20 për qind, që të krijojnë te faturat që janë rrit 5 fish. Ne kemi gjithashtu zvogëlim edhe në pozicionet tjera që të krijojmë hapësirë për masat anti-krizë”, deklaroi Fatmir Besimi.

Shtuar 15.09.2022 09:46