BDI akuzon Qeverinë: Në spotin për pavarësinë u anashkaluan shqiptarët dhe sukseset strategjike të shtetit

BDI-ja reagoi sot ndaj spotit të publikuar nga Qeveria për shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së shtetit, duke vlerësuar se, në vend të një pasqyrimi të rrugëtimit të përbashkët dhe përfaqësimit të të gjithë qytetarëve, është paraqitur vetëm një version maqedonas.

Të lidhura

None found

Sipas partisë, materiali është realizuar vetëm në gjuhën maqedonase, ndërsa edhe artistët e përfshirë janë maqedonas. BDI-ja thekson se shqiptarët pothuajse mungojnë tërësisht nga rrëfimi i ndërtuar nga Qeveria për 35 vitet e shtetit.

Në reagim vihet në dukje se mes figurave kryesore të spotit është Igor Durlovski, emri i të cilit lidhet drejtpërdrejt me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur një turmë u fut me dhunë në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të parë shqiptar të Kuvendit.

BDI-ja e cilëson edhe më alarmuese përzgjedhjen e episodeve historike që, sipas saj, Qeveria ka vendosur të mos i përfshijë.

Në spot nuk përmendet Marrëveshja e Ohrit, dokumenti që ndali konfliktin e vitit 2001 dhe hodhi bazat e karakterit multietnik të shtetit.

Po ashtu, aty mungon anëtarësimi në NATO, i konsideruar si një nga sukseset më të rëndësishme strategjike të vendit.

Jashtë materialit është lënë edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Sipas BDI-së, janë përjashtuar pikërisht ato çaste historike që e shndërruan vendin nga një projekt etnik në një shtet të përbashkët, e pozicionuan atë në NATO dhe i çelën udhën drejt Bashkimit Evropian.

Partia e përshkruan spotin si pasqyrën më besnike të kësaj Qeverie, të cilën e quan një Qeveri të përjashtimit.

Në reagim thuhet se shqiptarët mund të figurojnë në listën e ministrave, por nuk janë pjesë e narrativës shtetërore. Sipas BDI-së, ata trajtohen si emra dhe numra dekorativë, jo si prani reale, ndikim apo faktor në vendimmarrje.

“Pas dy viteve të çmontimit sistematik të mekanizmave të Marrëveshjes së Ohrit, tani po tentohet të çmontohet edhe kujtesa për të. 35-vjetori i pavarësisë duhej të ishte moment për të treguar se çfarë shteti kemi ndërtuar bashkë dhe ku duam ta çojmë atë”, thonë nga BDI.

“Qeveria zgjodhi të tregojë diçka tjetër: vizionin e saj për një shtet ku shqiptarët janë të padukshëm”, deklarojnë nga BDI-ja./Telegrafi/


Shtuar 11.08.2026 10:04

Tags:
matbetHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbet GirişHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortcasibomGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetist girişCasibomGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomCasibom