ASH: Nga 17 mijë vendet e reja të punës, shqiptarët përfituan më pak se 10%

Aleanca për Shqiptarët deklaroi se, ndërsa Mickoski pretendon se gjatë dy viteve janë hapur 17.000 vende të reja pune, VLEN-i e paraqet si sukses realizimin e rreth 2.000 punësimeve dhe avancimeve të shqiptarëve.

Të lidhura

None found

Sipas llogaritjes së ASH-së, edhe nëse shifra e publikuar nga VLEN-i pranohet si e saktë, 2.000 nga 17.000 vende përbëjnë vetëm 11,8%.

Partia thekson se në këtë shifër janë përfshirë së bashku punësimet dhe avancimet, me qëllim që rezultati të duket më i lartë.

“Fakti është se shqiptarët përbëjnë më pak se 10%. Kjo është degradim, nënçmim, përçmim, turp dhe dyfytyrësi politike. Në vend që të kërkojë përfaqësim të drejtë dhe mundësi të barabarta, VLEN-i mburret me një shifër që tregon pikërisht peshën e vogël që ka brenda kësaj Qeverie. Çfarë mesazhi u përcillet mijëra të rinjve shqiptarë që diplomohen çdo vit? Të arsimohen, të specializohen dhe më pas të përballen me mundësi që shpërndahen larg çdo proporcionaliteti? Kjo qasje i demotivon të diplomuarit shqiptarë, i nxit të rinjtë të largohen dhe e thellon më tej pabarazinë. 17.000 vende të reja pune, ndërsa shqiptarëve më pak se 10%. Ky është turpi i radhës i VLEN-it”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.


sultanbeyli escortjojobetnorabahisAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetmarsbahismarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwincratosroyalbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişbetasusjojobetroketbet girişdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş