Aleanca për Shqiptarët ka ngritur shqetësime serioze lidhur me proceset e rekrutimit dhe avancimit në sektorin publik, duke theksuar se prej muajsh po grumbullojnë informacione dhe ankesa që vënë në dyshim këto praktika.
None found
Nga ASH theksojnë se deklaratat e VLEN-it për mbi 2.500 punësime e ngritje në detyrë të bazuara në meritë, duhet domosdoshmërisht të mbështeten me fakte konkrete dhe publikim të plotë të të dhënave për secilin institucion, konkurs dhe vend pune.
Sipas njoftimit të Aleancës, shifrat e deritanishme tregojnë një panoramë krejtësisht të ndryshme nga ajo që pretendohet. Për shembull, në një grup prej 136 punësimesh në administratë, vetëm 5 ishin shqiptarë. Një analizë tjetër e 205 pozicioneve të reja apo avancimeve tregoi se vetëm 2 prej tyre u takonin shqiptarëve. Në NOMAGAS, nga 102 raste të raportuara, 19 ishin shqiptarë.
Një tjetër rast i fundit që ngjall debat është ai i Mevludin Amidit në Postën e Maqedonisë, i cili pretendon se është lënë pas dore në karrierë, pavarësisht diplomës universitare dhe eksperiencës së gjatë, ndërkohë që kolegë me arsim më të ulët janë ngritur në detyrë. Ai tashmë ka bërë ankesë zyrtare duke kërkuar sqarim mbi kriteret e përdorura.
Së fundmi, ASH përmendi edhe rezultatet në Shkollën e Mesme të Policisë, ku nga 310 kandidatë të pranuar, vetëm rreth 9 ishin shqiptarë.
Përballë pretendimit të VLEN-it për mijëra punësime dhe avancime, Aleanca kërkon publikimin e menjëhershëm të listës, duke pyetur në mënyrë retorike: Në cilat institucione, sa prej tyre janë vende të reja pune dhe sa avancime, cili është numri i shqiptarëve të punësuar, në çfarë nivelesh dhe me çfarë kriteresh janë bërë këto lëvizje.
Në reagimin e tyre, ASH nënvizon se administrata publike nuk është pronë e asnjë partie, qoftë ajo VLEN, OBRM-PDUKM apo çdo force tjetër politike. Shqiptarët, sipas tyre, nuk kërkojnë trajtim preferencial, por vetëm shanse të barabarta, transparencë dhe respektim të meritës. Pas dy vitesh në pushtet, VLEN duhet të japë llogari dhe të publikojë shifrat, përmbushur premtimet për ndryshim.
Barcelona ka njoftuar se për herë të parë në historinë e klubit ka regjistruar të ardhura vjetore që tejkalojnë shifrën…
Nesër në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, nga ku do të jepen…
“Huamarrje si asnjëherë më parë – Mickoski po e çon Maqedoninë drejt borxhit prej 12 miliardë eurosh”. Kështu ka reaguar…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka kërkuar forcim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë së përfituar përmes veprimtarive kriminale.…
Kryeministri britanik Andy Burnham dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord të shtojnë përpjekjet për të luftuar migracionin e…
Të paktën 37 persona kanë humbur jetën në jug të Nigerisë pasi janë ekspozuar ndaj gazit toksik, ndërsa përpiqeshin të…