Categories: maqedoni

ASH akuzon VLEN-in për nepotizëm: Nuk e luftoi, por përfitoi nga ai

Aleanca për Shqiptarët ka hedhur akuza ndaj VLEN-it, duke thënë se ky koalicion po i përdor institucionet shtetërore për punësimin e familjarëve dhe njerëzve të afërt me funksionarët e tij. Sipas ASH-së, emërimet e fundit ngrenë dyshime për nepotizëm dhe ndërhyrje politike.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj për media, partia vlerëson se VLEN-i po i jep përparësi punësimeve familjare, në vend që të fokusohet te çështjet që, sipas saj, janë thelbësore për shqiptarët.

“VLEN-i institucionet shtetërore i ka shndërruar në zyra punësimi për familjarët dhe të afërmit e funksionarëve të vet. Në këmbim të posteve dhe privilegjeve, përfaqësuesit e tij heshtin për degradimin e pozitës së shqiptarëve, për gjuhën shqipe, për përfaqësimin e drejtë, për ligjin e lojërave të fatit, për provimin e jurisprudencës në shqip dhe për bllokimin e procesit eurointegrues”, thuhet në reagimin e partisë.

ASH si shembull të fundit përmend Mimoza Musën, deputete dhe nënkryetare e VLEN-it. Sipas pretendimeve të saj, babai i Musës, Arif Musa, ndonëse pensionist, është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

Partia thekson se Arif Musa, gjatë kohës kur ishte anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kishte kërkuar zbatimin e standardeve të tjera për emërimet në institucionet publike. “Ironia është se Arif Musa, si ish-anëtar i Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, dikur kërkonte rishqyrtimin e emërimeve dhe rihapjen e konkurseve aty ku konstatohej nepotizëm. Sot, të njëjtat parime duhet të vlejnë edhe për të”, thekson ASH.

Në kumtesë përmendet edhe Nusret Haliti, të cilin ASH e identifikon si nip të Arif Musës dhe si ushtrues aktual të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Komunikime Elektronike.

“Familjarizmi vazhdon edhe me nipin e tij, Nusret Haliti, i cili mban pozitën e drejtorit të Agjencisë për Komunikime Elektronike”, thuhet në kumtesë.

Aleanca për Shqiptarët u kërkon institucioneve dhe opinionit publik të sqarojnë procedurat që janë ndjekur për këto emërime. “Prandaj pyesim publikisht nëse ka pasur ndikim politik në këto emërime dhe nëse procedurat kanë qenë transparente dhe konkurruese”, deklaron ASH.

Në përmbyllje, ASH pretendon se VLEN-i nuk e ka realizuar zotimin e tij për të luftuar nepotizmin. “VLEN-i nuk e luftoi nepotizmin. Vetëm priti radhën për të përfituar prej tij”, përfundon kumtesa e Aleancës për Shqiptarët.

të fundit

Beniada Nishani publikon foto me partnerin dhe tregon çfarë vlerëson tek ai

Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka publikuar së fundmi një fotografi që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj…

40 seconds ago

VIDEO/ Enis Rexhepi shënon sërish në Champions për të rinjtë, këtë herë ndaj Galatasarayt

Enis Rexhepi Është zhvilluar mesditën e sotme ndeshja mes Galatasarayt U-19 dhe Stuttgart U-19, takim i vlefshëm për UEFA Youth…

1 minute ago

Luis Enrique synon Kobbie Mainoo, por kontrata me Manchester United vështirëson lëvizjen

Mesfushori 21-vjeçar anglez i Manchester United, Kobbie Mainoo, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Paris Saint-Germain në tregun…

2 minutes ago

Zubimendi synon largimin nga Arsenali në janar, shtatë klube të mëdha evropiane të interesuara

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi mesfushori spanjoll raportohet se nuk është i…

8 minutes ago

BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri

Glidona Daci po raportonte drejtpërdrejt nga protestat kundër qeverisë në Shqipëri, kur policia e spërkati me gaz lotsjellës. Në raportimin…

11 minutes ago

Nuk mbahet protesta kundër Kurtit, Aliu thotë se mungon leja e Policisë

Organizatori i protestës kundër kryeministrit Albin Kurti, Durim Aliu, ka konfirmuar për Ekonomia Online se protesta e paralajmëruar për sot…

20 minutes ago