Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër pas ndalimit të Fadil Pushkollit, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u arrestua mbrëmë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarreste të lëshuar nga Serbia.
None found
Nga kjo forcë politike kërkohet një përgjigje e menjëhershme nga koalicioni VLEN lidhur me këtë incident.
Në reagimin e tyre, ASH rikujton deklaratën e 15 marsit 2025, kur Izet Mexhiti njoftoi publikisht se ishte arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund ndalimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe premtoi një zgjidhje ligjore, sistemore dhe afatgjatë. “Pas një çerek shekulli në poste publike dhe qeverisëse, Izet Mexhiti vijon t’u flasë shqiptarëve me premtime për ‘zgjidhje të përhershme’. Megjithatë, realiteti aktual tregon krejt të kundërtën,” thuhet në reagim.
ASH thekson se ky nuk është një rast i izoluar dhe shtron pyetjen se çfarë ndodhi me atë marrëveshje. Ata përmendin arrestimin e Blerim Ramadanit në korrik 2024 dhe ndalimin e Emin Bajramit në shkurt 2025, duke i shtuar listës tani edhe rastin e Fadil Pushkollit. “VLEN ka detyrimin të sqarojë opinionin publik se çfarë vlere kanë premtimet e tyre, kur ish-pjesëtarët e UÇK-së vijojnë të përballen me urdhërarreste serbe në territorin e Maqedonisë së Veriut,” vijon reagimi.
Në fund, Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje institucioneve kompetente për transparencë absolute në rastin e Fadil Pushkollit, duke kërkuar respektimin e plotë të të drejtave të tij dhe një shpjegim urgjent mbi bazën ligjore të ndalimit të tij. Ata i drejtohen VLEN-it me një pyetje të drejtpërdrejtë: “Ku mbeti ‘zgjidhja e përhershme’ që iu premtua qytetarëve? Pushteti nuk matet me premtime, por me arritje konkrete.”
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…
Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…
Mbi 60.000 qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal në faqen e ministrisë së shëndetësisë, të cilët do të…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Industria muzikore ka dëshmuar ndër vite se provokimi dhe sensualiteti mund të kthehen në një strategji që tërheq vëmendjen e…