Pas konferencave për shtyp të VLEN, kompania “AS Senjak” ka reaguar duke mohuar se ka marrë kredi nga Alta Banka në Republikën e Serbisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se rezervon të drejtën të përdorë rrugët ligjore për të mbrojtur integritetin dhe reputacionin e saj.
Në deklaratën e saj, “AS Senjak” thotë se ditët e fundit në hapësirën publike janë qarkulluar informacione dhe pretendime të pavërteta për kompaninë. Sipas saj, reagimi publik synon të sqarojë faktet dhe të parandalojë keqinformimin.
None found
Kompania pohon se nuk ka marrë asnjë kredi nga Alta Banka në Republikën e Serbisë. Ajo mohon gjithashtu të ketë pasur rol apo ndikim në hyrjen e kësaj banke në tregun e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se procesi është përgjegjësi e institucioneve përkatëse shtetërore.
“AS Senjak” pretendon se emri i saj po përdoret për qëllime politike dhe se kompania po përfshihet padrejtësisht në debate e përplasje dashakeqe, të palidhura me veprimtarinë e saj. Ajo e përshkruan veten si subjekt privat ekonomik që vepron dhe merr vendime në mënyrë të pavarur, pa ndikim politik apo të jashtëm.
Sipas deklaratës, reputacioni i kompanisë është ndërtuar ndër vite përmes punës së ndershme, korrektësisë dhe respektimit të ligjit. Për këtë arsye, “AS Senjak” paralajmëron se mund të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kundër çdo personi fizik ose juridik që publikon apo shpërndan shpifje dhe pretendime të pavërteta që e cenojnë atë, duke kërkuar përgjegjësi përmes institucioneve kompetente.
Kompania shton se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, përkushtimi i saj mbetet ndaj punonjësve dhe familjeve të tyre, të cilët sigurojnë jetesën dhe ndërtojnë të ardhmen përmes punës në “AS Senjak”. Deklarata mbyllet me fjalët: “Me respekt, AS SENJAK”.
Rusia po ndërmerr një nga projektet më ambicioze në fushën e mjekësisë dhe kërkimit shkencor, me synimin për të zgjatur…
Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së…
Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e hapësirës, duke…
Mbi 22 milionë persona janë prekur nga një sulm kibernetik mbi platformën franceze Maileva, në pronësi të grupit La Poste.…
Vrasja e Arlinda Zekajt, më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe hetime për…
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në gjykimin për administrim të drejtësisë në Dhomat…