VLEN-i i ka kërkuar Prokurorisë të hetojë çështjen e Alta Bankës dhe marrëdhëniet e saj me Sasho Mijallkovin dhe BDI-në.
“Gjatë kësaj jave, në rajon u mbyll një kapitull politik. Aleksandar Vuçiq pësoi humbje në zgjedhjet e mbajtura në Serbi më 25 tetor. Gjashtë ditë më pas, Banka Popullore e Serbisë ia hoqi licencën bankare Alta Bankës, institucion financiar i lidhur me Davor Macurën, bashkëpunëtorin e tij të afërt.
None found
Sipas VLEN-it, këto zhvillime e bëjnë të nevojshme që të shqyrtohen sërish marrëdhëniet dhe lidhjet afariste mes njerëzve të afërt me BDI-në dhe strukturave që kanë pasur afërsi me pushtetin e Vuçiqit, të cilat, sipas dokumenteve të publikuara nga kjo parti, kanë ekzistuar.
“BDI-ja sot flet për ‘Botën serbe’, por faktet dhe renditja kohore e ngjarjeve shtrojnë pikëpyetje serioze lidhur me rolin e saj në këto marrëdhënie. Në korrik të vitit 2021, kompania serbe MTEL nisi veprimtarinë në tregun e Maqedonisë së Veriut. BDI-ja ishte pjesë e Qeverisë, ndërsa Bujar Osmani mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme. Gjatë asaj kohe, Osmani zhvilloi të paktën 11 takime me zyrtarë serbë, por procesverbalet e tyre nuk janë bërë ende publike.
Më 24 tetor 2024, AS Senjak, kompani e krushkut të Ali Ahmetit, bleu aksione në Stopanska Banka Bitola nga një kompani me lidhje me Sasho Mijallkovin. Më 9 qershor 2025, një kompani ku AS Senjak është bashkëpronare mori kredi prej 5 milionë eurosh nga Alta Banka në Beograd. Aksionet iu shitën Alta Bankës më 17 shtator 2025. Gjashtë ditë më vonë, një komunë e drejtuar nga BDI-ja i akordoi AS Senjakut dy kontrata, me vlerë të përgjithshme 90 milionë denarë”, deklarojnë nga VLEN-i.
Partia vlerëson se kjo renditje ngjarjesh kërkon përgjigje të qarta dhe se zinxhiri i transaksioneve nuk mund të lihet pa hetim, pasi përfshin kompani të afërta me figura të larta politike, ish-struktura të pushtetit dhe institucione financiare në Serbi.
“VLEN-i i ka ngritur këto çështje që në shtator të vitit 2025 dhe dokumentet përkatëse ia ka dorëzuar Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Deri tani, Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë dhënë përgjigje për to.
Kërkojmë që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokuroria Publike të hetojnë transaksionet e AS Senjakut me Sasho Mijallkovin dhe Alta Bankën, kredinë prej 5 milionë eurosh dhe kontratat e dhëna nga komunat e drejtuara nga BDI-ja. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente t’u kërkojnë autoriteteve serbe të dhëna për të gjitha lidhjet e Alta Bankës me kompani nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu, kërkojmë që BDI-ja të publikojë procesverbalet e takimeve të Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit me Vuçiqin dhe zyrtarë të tjerë serbë.
Ali Ahmeti duhet të sqarojë personalisht marrëdhëniet afariste të kompanisë së krushkut të tij me Sasho Mijallkovin dhe Alta Bankën, duke përfshirë kredinë dhe shitblerjen e aksioneve”, shtojnë nga VLEN-i.
Serbia ndodhet në "errësirë" sa i përket politikës që do të ndjekë ndaj Kosovës pas fitores së listës studentore në…
Një valë sulmesh kibernetike ka goditur sistemet e ftohjes së supermarketeve në disa vende evropiane, duke shkaktuar rritjen e temperaturave…
Portieri i Andorrës, Jesus Owono, kishte planifikuar t’i kërkonte falje personalisht familjes së Jesus De Miguel, sulmuesit të Tenerifes me…
Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u…
Grupi i këshilltarëve komunalë të VLEN-it në Komunën e Butelit ka kërkuar zyrtarisht vendosjen e mbishkrimeve edhe në gjuhën shqipe…
Kryetarja e re e Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Iskra Haxhi Vasileva, është e bindur…