Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar se vendimi i Bankës Popullore të Serbisë për heqjen e licencës së operimit të Alta Bankës në Beograd nuk sjell automatikisht revokimin e licencës së Alta Bankës SHA Manastir.
Sipas institucionit maqedonas, masa e marrë nga autoritetet serbe lidhet vetëm me aktivitetin e bankës në Serbi. Alta Banka në Maqedoninë e Veriut është një entitet juridik më vete, i krijuar dhe i regjistruar në përputhje me ligjet vendore.
None found
“Banka vendore është person juridik i pavarur, i themeluar dhe i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, veprimtaria e së cilës vlerësohet në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatore vendore”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.
Autoriteti mbikëqyrës bëri të ditur se po monitoron me vëmendje situatën dhe çdo rrethanë që mund të ketë ndikim në funksionimin e bankës, duke përfshirë edhe rreziqet që lidhen me strukturën e saj pronësore.
“Banka Popullore, si mbikëqyrëse kompetente, e ndjek gjendjen dhe vepron në përputhje me dispozitat ligjore”, thuhet në vijim të njoftimit.
Institucioni sqaroi gjithashtu se përfitimi i një pjesëmarrjeje të kualifikuar në një bankë realizohet përmes një procedure të plotë, ku shqyrtohen kriteret e përcaktuara nga ligji mbi bazën e të dhënave zyrtare në dispozicion.
Banka Popullore u kërkoi qytetarëve t’u referohen vetëm burimeve zyrtare dhe informacioneve të verifikuara, duke mos nxjerrë përfundime nga pretendime të pakonfirmuara apo spekulime.
“Banka Popullore do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes gjendjen dhe të veprojë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe ekskluzivisht në përputhje me kompetencat e saj ligjore, në interes të sigurisë së sistemit bankar dhe mbrojtjes së depozituesve”, përfundon njoftimi.
Me një postim në "Instagram", aktorja e njohur Monika Lubonja, ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Manchester Unitedi po kalon një nga periudhat më të vështira në vitet e fundit, pasi ka regjistruar nëntë ndeshje radhazi…
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…