Artan Grubi: Ne jemi Ahmetist, ne jemi grupi i Ali Ahmetit

Zëvendëskryeministri Artan Grubi së bashku me kolegët tjerë ministra, si dhe funksionarë partiak mbrëmjen e së shtunës së bashku me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti kanë qëndruar në komunën e Tearcës në një bashkëbisedim me qytetarë dhe bazën partiake.

Grubi tha se fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, Frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi.

“Të dashur qytetarë, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me radhë, Frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi. Solli përfaqësim, flamur, gjuhë, universitet, kryetar kuvendi shqiptarë, deputet, ministra, drejtorë, gjykatës e ekspert. Më tha Edi Rama, unë e mora Ali Ahmetin vesh pas 15 viteve, dhe i thash hallall! BDI ndër vite ka kryer punët e veta, asgjë nuk filloj me Artan Grubin e as me ndonjë tjetër prej nesh, por vazhduam punët që nisën dje, dikur prej të tjerëve”, tha zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi para banorëve të Tearcës.

Shumë projekte, theksoi Grubi më tej në fjalën e tij, në të mirë të shqiptarëve, kemi mbështetur, kemi përkrahur dhe kemi siguruar mjete brenda ditës. Isha deputet dhe nuk flisnin Bujari e Visari, ndërmjetësoja unë në biseda dhe siguruam 2 milion euro për çerdhen e Çairit.
“Ndamë fonde për Çairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadash. Grup që Lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluese, anti NATO, anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojmë kushtet për qytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve”, nënvizoi Grubi./ina


Shtuar 4.02.2023 21:34