Një 48-vjeçar nga Kumanova është ndaluar nga policia pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur. Sipas denoncimit, ai fillimisht kishte tentuar të sulmonte fizikisht bashkëshorten.
Të lidhura
None found
Sektori i Punëve të Brendshme njoftoi se më 27.08.2026, rreth orës 00:15, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë privuan nga liria Z.N., 48 vjeç, nga Kumanova. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë familjare, ku i dyshuari ka tentuar të sulmojë bashkëshorten e tij 48-vjeçare dhe më pas ka sulmuar djalin e tyre të mitur.
Policia bëri të ditur se pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj Z.N. do të paraqitet kallëzimi përkatës.
