Një 30-vjeçar është privuar nga liria nga policia në Kumanovë, pas denoncimit për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare.
Të lidhura
None found
Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë e ndaluan N.J. (30), banues në Kumanovë, më 22 gusht 2026, rreth orës 22:30.
Në denoncim thuhet se më 20 gusht, afërsisht në orën 00:15, i dyshuari e ka prekur në trup 18-vjeçaren, ndërsa ajo po ecte në rrugën “Nikolla Karev” në Kumanovë. Pas incidentit, ai dyshohet se është larguar nga vendi me motoçikletë.
N.J. është mbajtur në stacionin policor. Sipas policisë, pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
