Gjykata e Apelit në Shkup ka lënë në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski-Palço, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev, të shpallur fajtorë për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, kjo gjykatë ka shfuqizuar vendimin me të cilin Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës së vrarë, ishte liruar nga akuzat.
Rasti i tij është kthyer për t’u shqyrtuar sërish në Gjykatën Themelore Penale.
Gjorçevski akuzohej se kishte ndihmuar autorët e krimit, duke u përcjellë informacione lidhur me kohën kur vajza e tij shkonte në shkollë. Ai i ka hedhur poshtë vazhdimisht këto pretendime gjatë procesit gjyqësor, ndërsa gjykata e shkallës së parë e kishte liruar nga çdo shkelje.
