Aksionet e policisë në Shkup dhe Tetovë, arrestohen 19 persona

Gjatë datave 2 dhe 3 tetor, në zona të ndryshme të Shkupit, zyrtarët e Sektorit të Punëve të Brendshme kanë ndaluar dhe privuar nga liria 17 persona, të moshave 20 deri në 48 vjeç. Mes tyre ka shtetas nga Shkupi, Kriva Pallanka, Kumanova dhe Kërçova.

Të lidhura

None found

Kontrollet e kryera ndaj të ndaluarve kanë çuar në sekuestrimin e marihuanës, substancave pluhur me ngjyrë kafe dhe të bardhë, një substance të bardhë në formë kokrrizash, metadonit dhe tabletave.

Rasti është shtrirë edhe në Tetovë. Rreth orës 23:35 të 2 tetorit, në rrugën “Ljubotenska”, policia ka arrestuar një 20-vjeçar nga fshati Nerasht, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një qese me substancë pluhuri të bardhë.

Pesë minuta më pas, në fshatin Pallaticë, janë ndaluar edhe dy persona të moshave 22 dhe 24 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet “BMË”.

Gjatë kontrollit të tyre, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Të 19 personat janë privuar nga liria në përputhje me procedurat ligjore, ndërsa pas përfundimit të dokumentimit të rasteve do të përballen me kallëzime përkatëse pranë organeve kompetente.


Shtuar më 3.10.2026 19:55

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet