Më 16.06.2026, në Stacionin Policor Draçevë është raportuar se në fshatin Zelenikovë është gjetur pa shenja jete C.K. (72) nga Zelenikova, pasi ishte shtypur nga motokultivatori i tij.
Sipas njoftimit, ai ishte nisur herët në mëngjes për të punuar në arë me motokultivator, por duke qenë se nuk ishte kthyer deri në orën 13:00, vëllai i tij kishte shkuar ta kërkonte dhe e kishte gjetur nën mjetin bujqësor.
Të lidhura
None found
Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
Në vendin e ngjarjes është kryer këqyrje nga një ekip hetimor i SPB Shkup.
