Sipas raportit më të fundit mbi sëmundjet akute infektive, gjatë muajit korrik në Maqedoninë e Veriut u identifikuan 11 raste të reja me HIV/AIDS.
Të lidhura
None found
Nëntë prej këtyre rasteve janë meshkuj, ndërsa dy janë femra, dhe të gjithë personat e prekur kanë mosha nga 20 deri në 49 vjeç.
Të dhënat tregojnë se nga viti 1987 deri në vitin 2026, në vend janë regjistruar gjithsej 765 persona me HIV/AIDS. Prej tyre, 141 kanë ndërruar jetë, 508 jetojnë me virusin, ndërsa 116 persona janë të kategorizuar si të humbur për ndjekje.
Gjatë po të njëjtit muaj u raportuan edhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme dhe të gjakut, përfshirë shtatë raste të sifilisit dhe katër raste të hepatitit viral B.
Po ashtu, u regjistrua nga një rast i gonorresë, infeksionit të klamidisë dhe hepatitit viral C.
