Кovaçevski thotë se rroga mesatare është rritur në 500 euro, VMRO-DPMNE: Rritje artificiale

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski, tha se premtimi i dhënë qytetarëve për rrogën mesatare 500 euro, tashmë është realizuar. Sipas tij rritja e rrogave dhe investimi në përmirësimin e standardit të qytetarëve është politika, së cilës i përmbahemi falë politikave  dhe qeverisjes së drejtë edhe krahas obstruksioneve dhe bllokadave të opozitës.

Një numër i vogël qytetarësh besonin se do të kemi rrogë mesatare prej 500 eurove. Ky premtim ishte objektiv kritikash dhe talljesh, megjithatë me politikat  e qëndrueshme arritëm që ta realizojmë. Në kohë të krizës së madhe ekonomike kuptojmë se sa është i rëndësishëm investimi për të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e rrogave po mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve ndërsa buxhetin e drejtojmë atje ku është më e nevojshme. Na pret një dimër i vështirë ku do të përpiqemi me të gjitha forcat tona që t’i ulemi tronditjet e çmimeve, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Por nga opozita pohojnë se rroga mesatare prej 500 eurove nuk është reale dhe e vetmja gjë që sipas tyre është reale, është standardi i shkatërruar i qytetarëve.

E gjithë kjo është artificiale, duhet të theksojmë se shumë pak njerëzish në Republikën e Maqedonisë besuan se LSDM-ja do ta sjellë shtetin në këtë gjendje dhe se inflacioni do të jetë dyshifror dhe është më i lartë në rajon. Shumë pak njerëzish besonin se çmimet për nevojat themelore të qytetarëve do të rriten prej 30 deri në 100%. Të ndalemi t’i mashtrojmë qytetarët, standardi i tyre është i shkatërruar, gjë që edhe ata e shikojnë çdo ditë, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

TV21 i pyeti qytetarët nëse rroga e tyre është në rangun e rrogës mestarë, përkatësisht nëse e njëjta arrin 500 euro.

Jo, jo…

Po, nuk është mesatare, megjithatë diku afër mesatares.

Përafërsisht…por mendoj se duhet të rritet që të jetë e njëjtë për të gjithë, edhe për ata që marrin rrogë minimale për shkak se ata punojnë më shumë dhe mendoj se janë të nënçmuar, ndërsa janë në numër më të madh. Për dallim nga ata, nëpunësit në administratë në fakt nuk punojnë asgjë dhe marrin rrogë, dhe kjo duhet të ndryshohet.

Rritjen e rrogës mesatare dje e publikoi Enti shtetëror i statistikës ku thuhet se rroga mesatare e marsit ka arritur 31.080 denarë, që paraqet rritje vjetore për 10,1%./tv21