Zgjidhet dilema/ Sa shpesh duhet t’i lani flokët dhe cilin ushqim parandalon yndyrën

Kur bëhet fjalë për kujdesin e femrave, një nga faktorët kryesorë që kontribuon në nxjerrjen në pah të bukurisë së një femre janë flokët.

Përveç stilimit, pra modeleve të flokëve që janë gjithmonë në hap me kohën, duhet të dini edhe disa truke që lidhen me ruajtjen e higjienës së flokëve.

Dilema e përjetshme – sa shpesh duhet t’i lani flokët?

Sipas stilistit të famshëm të flokëve John Halla, ju duhet t’i lani flokët vetëm kur është absolutisht e nevojshme, dhe flokët tuaj kanë një mënyrë për t’ju treguar se kur është kjo.

Mund ta kontrolloni shumë lehtë, në vetëm dy hapa: fillimisht kaloni gishtat përmes tij – nëse është ende shumë i butë, nuk është për t’u larë.

“Ndërsa rekomandimi i përgjithshëm është që të lani flokët maksimumi një deri në dy herë në javë, unë do të thoja që duhet t’i lani flokët vetëm kur janë dukshëm të yndyrshëm. Nëse skalpi juaj kruhet ose ka shenja të rrëshqitjes për shkak të papastërtisë, atëherë është e qartë se është koha për t’u larë”, thotë Hala.

“Mos harroni, për flokë të shëndetshëm dhe folikula të shëndetshme keni nevojë për sebum natyral dhe larja e flokëve shumë shpesh do ta reduktojë atë”, shpjegoi ai.

Një truk i thjeshtë kundër yndyrës

Nëse flokët tuaj yndyrosen shpejt dhe duhet t’i lani më shpesh, ekziston një truk që mund të përdorni.

Callie Borg, parukierja dhe stiliste personale e të famshmes Amanda Holden, ka zbuluar për “Express” se uthulla e mollës bën mrekulli. Trajtimin mund ta bëni në shtëpi duke e holluar uthullën e mollës me ujë në raport 1:3 dhe duke i shpëlarë flokët me të një herë në javë.

Uthulla e mollës detoksifikon flokët dhe largon yndyrën e tepërt. John Halla rekomandon që t’i lani flokët me shampo për disa minuta dhe më pas t’i lani me ujë të ftohtë për të reduktuar sekretimin e tepërt të sebumit dhe në këtë mënyrë të parandaloni larjen shumë të shpeshtë të flokëve, shkruan “The Sun”.