Ndonëse ftoi, cilësohet si një frut me pak kalori, dobitë ushqyese dhe mjekësore të tij, ende nuk janë studiuar mjaft mirë.
Por, sipas raporteve të deritanishme nga shkenca, del në pah se ftoi për dallim nga molla e dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike.
Prandaj konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.