Truku më i mirë i kuzhinës: Gatuani makaronat pa ujë

Makaronat e përgatitura pa ujë kanë shije shumë më të mirë. Sapo të provoni këtë mënyrë të gatimit të makaronave, nuk do t’i ktheheni kurrë gatimit tradicional në shumë ujë.

Eksperti amerikan i ushqimit dhe gatimit, Harold McGee, rekomandon gatimin e makaronave në një sasi të vogël uji të ftohtë, shkruan albeu.com.

Sipas tij, kjo mënyrë e përgatitjes ka shijen më të mirë. Por pse të mos shkoni një hap më tej dhe ta përmirësoni atë metodë duke e nxjerrë plotësisht ujin.

Edhe pse kjo metodë nuk mund të përdoret me të gjitha pjatat, ajo është e përkryer për shumicën e pjatave me makarona.

Sekreti është të zëvendësoni ujin me lëngun me të cilin do t’i servirni makaronat. Kjo do të thotë që e gatuajmë menjëherë në supë ose salcë.

Në këtë mënyrë marrim shije perfekte dhe konsistencë perfekte. Makaronat do të përputhen me shijen dhe aromën e pjatës sonë.

Ju garantojmë se do të jetë shumë më e shijshme. Nga ana tjetër, niseshteja e makaronave të gatuara do të hyjë në supë ose salcë, do ta trasojë pak dhe do të theksojë shijen. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2022 19:16